Sot, ironia politike arrin kulmin.
Bujar Ahmeti, nipi i Ali Ahmeti, i cili ka qenë zëvendës-anëtar në komisionin për dhënien e provimit të jurisprudencës, provim që zhvillohet vetëm në gjuhën maqedonase, u pa në protestën e studentëve që kërkonin pikërisht mundësinë për ta dhënë këtë provim në gjuhën shqipe.
Prandaj shtrohet pyetja: kundër kujt proteston Bujar Ahmeti?
Kundër vetvetes si pjesë e sistemit që për vite të tëra e mirëmbajti këtë padrejtësi? Apo kundër axhës së tij, Ali Ahmetit, i cili për më shumë se 22 vite ishte në pushtet dhe emëroi ministra të drejtësisë që nuk ndërmorën asnjë hap për ta zgjidhur këtë çështje?
Për më shumë se dy dekada, BDI manipuloi shqiptarët me premtime për avancimin e të drejtave, ndërsa studentët shqiptarë vazhduan të përballen me pengesa dhe diskriminim institucional edhe në proceset më themelore profesionale.
Studentët shqiptarë nuk kanë nevojë për fotografi dhe aktrim politik. Ata kanë nevojë për zgjidhje konkrete, të cilat BDI nuk i dha për 22 vite me radhë.
VLEN vlerëson se koha e manipulimeve politike mbi çështjet kombëtare ka përfunduar. Shqiptarët meritojnë përgjegjësi, jo hipokrizi politike.
Me VLEN-in, provimi i jurisprudencës do të mundësohet edhe në gjuhën shqipe.

