Prishtinë
Është realizuar trajnimi ushtarak për snajper për pjesëtarët e Regjimentit të Dytë të Këmbësorisë së Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) nga instruktorë të Forcave të Türkiyes, transmeton Anadolu.
Siç njofton FSK, trajnimi është bërë në kuadër të bashkëpunimit të Kosovës me Republikën e Türkiyes “me qëllim ngritjen e kapaciteteve luftarake të FSK-së”.
“Türkiye është duke ndihmuar FSK-në në ngritjen e kapaciteteve profesionale dhe teknike, duke ndikuar kështu në përmbushjen e misionit që ka Forca e Sigurisë së Kosovës”, thuhet në njoftim.
Türkiye është një nga tre vendet me të cilat Kosova bashkëpunon më së shumti në fushën e mbrojtjes.
Gjatë këtij muaji, kabineti qeveritar i Kosovës ka miratuar Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes Kornizë Ushtarake ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Türkiyes dhe të njëjtën ja ka dërguar Kuvendit për miratim.
Kjo marrëveshje parasheh bashkëpunim në fushën e stërvitjeve dhe edukimit ushtarak, në industri të mbrojtjes, shkëmbim të inteligjencës ushtarake, mjekësi ushtarake dhe operacione paqeruajtëse dhe humanitare.