Sot rreth orës 14:00, SPB Shkup ka marrë njoftim se ka pasur të shtëna me armë zjarri në rrugën Vojdan Çernodrinski në zonën e Bit Pazarit, njoftoi Ministria e Brendshme.
“Zyrtarët policorë nga Stacioni Policor i Bit Pazarit shkuan në vendngjarje dhe përcaktuan se bëhej fjalë për shkëmbim zjarri midis dy grupeve prej pesë deri në gjashtë personash, ku një person u plagos dhe u dërgua në Qendrën e Emergjencës në Kompleksin e Klinikave “Nëna Terezë”, thonë nga MPB.
Në orët e pasdites, u raportua se i plagosuri Alajdin Sulejmani ka ndërruar jetë në spital.
Në vendngjarje u gjetën disa gëzhoja, ndërsa janë dëmtuar disa vitrina prej xhami nga një dyqan me pakicë si dhe disa automjete të parkuara, shpjegoi Ministria e Brendshme.
Po merren masa për zbardhjen e rastit