New York Knicks kampion në Konferencën e Lindjes, rikthehet në finalet e NBA pas 27 vitesh

2 Min. Leximi

Skuadra e New York Knicks u shpall sot kampion në Konferencën e Lindjes. Në finalen e katërt play off, skuadra nju-jorkeze triumfoi 130-93 ndaj Cleveland Cavaliers. Jalen Brunson u shpall MVP i këtyre finaleve.

Kështu, New York fitoi 4-0 serinë, duke treguar një formë të shkëlqyer dhe e meritoi titullin në këtë kah të NBA-së. Ata rikthehet në “The Finals” pas 27 vitesh, ku mungonin që prej vitit 1999.

Ndeshja e luajtur në fushën e Cleveland ishte një formalitet për nju-jorkezët, që e dominuan atë gjatë gjithë kohës. Në fakt, të katërta këto finale u fituan me lehtësi nga miqtë, që po tregojnë një formë të shkëlqyer.

6 basketbollistë të New York realizuan mbi 10 pikë (Towns 19 pikë e 14 rebound), ndërkohë që 58 pikë u realizuan nga lojtarët e stolit. Për Cavaliers nuk mjaftuan 31 pikët e Donovan Mitchell.

Tashmë New York pret të mësojë emrin e rivales për titull, që do të dalë nga Konferenca e Perëndimit. Oklahoma kampione në fuqi e San Antonio janë në barazim 2-2 me ndeshje, çka i jep më shumë kohë për të pushuar New York.

Konferenca e Lindjes, finale

New York – Cleveland, 130-93 (4-0)

Konferenca e Perëndimit, finale

Oklahoma – San Antonio, (2-2)

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull