Të paktën 17 palestinezë të vrarë në sulmet e Izraelit gjatë natës në Gaza

1 Min. Leximi

Shtatë persona kanë humbur jetën në bombardimin ajror që ushtria izraelite kreu në agim ndaj kampit të refugjatëve Nuseirat, në qendër të Gazës, raporton Anadolu.

Dëshmitarët janë shprehur se 7 palestinezë kanë humbur jetën dhe se ka të plagosur nga sulmi ajror të Izraelit ndaj kampit të refugjatëve Nuseirat.

- Advertisement -

Avionët luftarakë izraelitë kryen fluturime intensive edhe në qiejt e qytetit Deir Bl-Balah, në pjesën qendore të Rripit të Gazës.

- Advertisement -

Njësitë artilerike izraelite zhvilluan sulme në lagjet perëndimore të qytetit Rafah, në jug të Rripit të Gazës.

Në sulmet ajrore, tokësore dhe detare të Izraelit në Rripin e Gazës që nga 7 tetori e deri më tani kanë humbur jetën 37.347 palestinezë, kryesisht gra dhe fëmijë, ndërsa janë plagosur 85.372 të tjerë.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull