“Unë ftesës së zotëri Ahmetit që thotë “Hajde na u bashkangjitni”, ku të vijmë e ku të shkojmë?”, kështu u përgjigj Arben Taravari thirrjes së Ali Ahmetit për bashkim të partive shqiptarëve, përcjell TV21.
Taravari tutje tha se, BDI-ja deri në zgjedhjet lokale le të përgatitet.
“A e dini ju para se të formohet qeveria na përmendnin telefonin e kuq, Alin do ta thirrin pa Alin nuk bëhet, qeveria u bë pa Alin. Tani na thonë tre mujë, gjashtë muaj, do kalojnë zgjedhjet lokale bashkë me VLEN-in do t’i fitojmë edhe zgjedhjet lokale, pastaj do thonë zgjedhje tjera. Kështu na mbante Menduhi prej 2002-it, se këto zgjedhje, një vjet e tre muj, u bënë 22 vjet.. Alia nuk besoj se duron 22 vjet as BDI-ja, por deri në zgjedhjet lokale le të përgatiten. Ftesës së Ali Ahmetit që na thotë hajdeni na u bashkëngjitni: Ku të vijmë e ku të shkojmë, ku na thirr…S’ka problem, kam thënë që jemi të gatshëm të ulemi, por filloni reformoni brenda, se njerëzi ju dënuan me 107 mijë vota kundër”, deklaroi Taravari.