Taravari: Ka interes për kthimin e mjekëve nga sektori privat në atë publik; qëllimi ynë është që kjo të bëhet praktikë në të ardhmen

2 Min. Leximi

kuadër të platformës së Qeverisë – “100% të përkushtuar për ty,” dedikuar për resoret e shëndetësisë dhe politikës sociale, ministri i Shëndetësisë, Dr. Arben Taravari, në përgjigje të një pyetjeje, theksoi se tashmë ka interes nga mjekët që punojnë në klinikat private të kthehen në shëndetësinë publike.

“Më parë kishte ndalesë për kalimin e mjekëve nga sektori privat në atë publik, por menjëherë pas emërimit tim, me propozim të Ministrisë së Shëndetësisë, Qeveria vendosi ta shfuqizojë atë ndalesë. Po përgatitet udhëzim për mënyrën e kalimit nga sektori privat në atë publik. Kjo masë është veçanërisht e fokusuar në specialistët si: farmacistë, stomatologë, anesteziologë dhe radiologë, por vetëm nëse drejtori i klinikës shprehet se ka nevojë për ato kuadro”, informoi ministri Taravari, duke shtuar se qëllimi është që kjo të bëhet praktikë që do të zbatohet edhe në të ardhmen.

- Advertisement -

Në pyetjen për aktivitetet që ndërmerr Ministria për parandalimin e kancerit të gjirit, ministri theksoi se, pikërisht për shënimin e muajit tetor si muaj i përkushtuar ndaj luftës kundër kancerit të gjirit, ka nisur një fushatë kombëtare nën moton “Karvani rozë i tetorit – parandalimi është mbrojtja më e mirë,” e cila zhvillohet në kuadër të Programit të Ministrisë për skrining dhe zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit.

“Në kuadër të fushatës janë mbajtur më shumë tribuna publike dhe sesione edukative në të gjithë vendin, me ekspertë kryesorë nga kjo fushë. Tribuna qendrore u mbajt të shtunën e kaluar në Shkup, në City Mall, si panel diskutimi, ku ligjeratat edukative u mbajtën nga anëtarët e komisionit kombëtar për skriningun e kancerit të gjirit,” tha ministri.

TOP Lajmet

ETIKETUAR: ,
Ndani këtë artikull