Sedat Sulejmani ka marrë zyrtarisht detyrën e ministrit të Kulturës dhe Turizmit, duke shënuar fillimin e mandatit të tij në krye të këtij dikasteri.
Përmes një postimi, Sulejmani bëri të ditur se prioritetet e tij do të jenë zhvillimi i artit dhe kulturës, konsolidimi i institucioneve kulturore, si dhe mbështetja e krijimtarisë, artistëve dhe krijuesve të rinj.
“Sot edhe zyrtarisht e mora detyrën e Ministrit të Kulturës dhe Turizmit. Na pret shumë punë për artin dhe kulturën, konsolidimin e institucioneve kulturore dhe përkrahjen e krijimtarisë, artistëve dhe krijuesve të rinj”, ka shkruar Sulejmani.
Ai shprehu mirënjohje edhe për ministrin në largim, Zoran Ljutkov, duke e falënderuar për kontributin dhe angazhimin e deritanishëm në drejtimin e Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit.
Sulejmani është emëruar ministër i Kulturës dhe Turizmit në kuadër të rikonstruimit të Qeverisë, pas votimit të ndryshimeve në përbërjen e kabinetit qeveritar nga Kuvendi.
Sulejmani zyrtarisht në krye të Kulturës dhe Turizmit: Na pret shumë punë

Ndani këtë artikull
