Studim, fusha magnetike e Tokës pothuajse e njëjtë me 3.7 miliardë vjet më parë

1 Min. Leximi

Studiuesit kanë zbuluar se fusha magnetike e tokës është pothuajse e njëjtë me 3.7 miliardë vjet më parë, transmeton Anadolu.

Sipas lajmit në “Discover Magazine”, studiuesit nga Universiteti i Oksfordit dhe Instituti i Teknologjisë i Massachusetts (MIT) duke përdorur shkëmbinj 3.7 miliardë vjet të vjetër zbuluan se fusha magnetike e tokës sot është pothuajse e njëjtë me 3.7 miliardë vjet më parë.

- Advertisement -

Nëpërmjet studimit të përpiktë duke përdorur shkëmbinj të gërmuar nga Brezi Isua Greenstone i ishullit të Grenlandës, studiuesit zbuluan se madhësia e fushës magnetike 3.7 miliardë vjet më parë ishte 15 mikrotesla. Kjo madhësi është e barabartë me gjysmën e madhësisë së fushës magnetike moderne.

- Advertisement -

Ky sukses i studiuesve u arrit duke studiuar grimcat e hekurit në shkëmbinjtë e lashtë, të cilat veprojnë si magnet natyrorë duke regjistruar madhësinë dhe drejtimin e fushës magnetike.

Fusha magnetike mbron tokën nga rrezatimi kozmik dhe erërat diellore. Brezi Isua Greenstone, i vendosur 150 kilometra në verilindje të kryeqytetit të Grenlandës, Nuuk, përmban shkëmbinjtë më të vjetër në Tokë.

Hulumtimi është publikuar në revistën “Journal of Geophysical Research”.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull