Duke përdorur 3SHI.NET, ju pranoni Politikën e privatësisë dhe Kushtet e përdorimit.
Pranoje
3SHI.NET3SHI.NET3SHI.NET
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
3SHI.NET3SHI.NET
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
Кërko
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
Na ndiqni
Arsim

Studentët e RMV nuk do e kishin vlerësuar as me notën tre jetën në konviktet e studentëve

Përditësimi i fundit: 2024/03/26 at 2:41 PM
Publikuar March 26, 2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Masat dhe aktivitetet për zhvillimin e standardit studentor që ndërmerren nga organet kompetente shtetërore nuk janë mjaft efikase dhe ekonomike për të arritur një nivel të qëndrueshëm të pavarësisë financiare të konvikteve të studentëve, për akomodimin dhe ushqyerjen adekuate, si dhe për realizimin e projekteve për rindërtimin dhe zgjerimin e kapaciteteve të konvikteve shtetërore të studentëve. Kështu është konstatuar në raportin e Entit Shtetëror të Revizionit (ESHR) në lidhje me efikasitetin e masave, politikave dhe projekteve për plotësimin e kushteve në të cilat funksionojnë konviktet e studentëve, raporton Meta.

Revizorët kanë konstatuar një rënie të ndjeshme të kapaciteteve akomoduese tek të gjitha konviktet shtetërore të studentëve në periudhën 2019-2022, pra nga 5.815 shtretër në vitin 2019, në 4.490 shtretër në vitin 2022, që paraqet një plotësim prej 77,28 përqind, por edhe mospërputhje në numrin e studentëve të akomoduar në raport me numrin e akomodimeve të parashikuar me konkursin.

- Reklamim -

Pagesa e mjeteve për konviktet shtetërore të studentëve nuk është bërë në bazë të listave të azhurnuara të studentëve të akomoduar të miratuara nga personat përgjegjës në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës.

Shuma që konviktet e marrin për një student nuk ka ndryshuar prej 15 vitesh

Një ekspert i pavarur i angazhuar ka kryer analizë të përshtatshmërisë së çmimit të caktuar për akomodim, i cili është burimi themelor i të ardhurave për konviktet shtetërore të studentëve. Analiza ka treguar se shuma që e marrin konviktet nuk ka ndryshuar nga viti 2008 dhe është 6.820 denarë në muaj për një student për 10 muaj në vit. MASH-i mbulon 50 përqind të çmimit, ndërsa pjesën tjetër e paguajnë studentët.

“Çmimi nuk siguron një nivel të kënaqshëm të qëndrueshmërisë financiare në konvikte, gjë që thekson nevojën për një përcaktim real të çmimit ekonomik për akomodimin dhe ushqimin për studentët në KSHS-të”, thuhet në raport.

Në raport, ESHR-ja bën vlerësimin e çmimit ekonomik për akomodimin dhe ushqimin e studentëve në konviktet e studentëve, me ç’rast jepen dy skenarë për vitin aktual akademik – skenari 1- sipas të cilit ruhet standardi ekzistues i studentëve për sa i përket ushqyerjes dhe skenari 2 – në të cilin parashikohet “përmirësimi i standardit ekzistues të studentëve”.

Çmimi i vlerësuar ekonomik i KSHS-ve për student në vitin aktual akademik 2023/2024 në skenarin e parë është 10.084 denarë, ndërsa në skenarin e dytë – 14.680 denarë.

Pastaj revizorët kanë ardhur në konstatimin se objektet të cilat i shfrytëzojnë konviktet shtetërore të studentëve kryesisht janë të vjetra dhe nuk i plotësojnë nevojat e jetës moderne.

Në raport janë vënë në dukje kushtet e pabarabarta të ofruara nga konviktet e studentëve, si dhe interesimi i studentëve për akomodim në konvikte të caktuara studentore – ato nën ombrellën e KSHS Shkup.

Nxënësit japin vlerësimin më të lartë për orenditë, ndërsa më të ulëtin për pajisjet teknike në konvikte.

Në kuadër të revizionit është bërë edhe një anketë për nivelin e kënaqësisë tek studentët lidhur me kushtet në konviktet e studentëve, me ç’rast cilësia e jetës gjatë qëndrimit në konviktet e studentëve është vlerësuar si e keqe ose nën mesatare, me vlerë mesatare 2,8 nga 5 të mundshme.

Me notën më të ulët janë vlerësuar pajisjet teknike në konvikte (printerë, aparate për fotokopjim, kompjuterë dhe TV) – 1,67, gjegjësisht pajisje të tilla pothuajse nuk ka aspak në numrin më të madh të konvikteve shtetërore të studentëve. Poashtu, notë e ulët – 1,81 është dhënë edhe për internetin në konviktet e studentëve.

Nga ana tjetër, notë më të lartë prej 3,33 studentët kanë dhënë për orenditë në konvikte. Nota 3,07 është dhënë për ambientet e përbashkëta (mensa, sallat e leximit/bibliotekat, oborret). Nxënësit cilësinë e ushqimit e kanë vlerësuar me notën 2,64 , ndërsa me 2.41 e kanë vlerësuar higjienën.

Ngrohja dhe ftohja e hapësirave, ​​nga gjithsej 286 studentë që janë përgjigjur në anketë, janë vlerësuar me notën 2,58.

Bananet dhe vaji në Shkup më të shtrenjtë se në Manastir dhe Ohër?

Është analizuar edhe sasia e produkteve ushqimore themelore që janë më të përfaqësuara në ushqimin e studentëve në konvikte të caktuara të studentëve.

Sipas rezultateve, në konvikte të ndryshme të studentëve ka dallime mes produkteve ushqimore më të përfaqësuara. Kështu, në konviktet shtetërore të studentëve nën ombrellën e KSHS Shkup (konviktet “Stiv Naumov” dhe “Goce Dellçev”), produktet më të përfaqësuara janë qumështi dhe kosi, pastaj mishi, patatet, fasulet dhe orizi.

Në konviktin “Pellagonia” më së shumti janë shërbyer patate, fasule dhe oriz, pastaj mish dhe fruta.

Nga ana tjetër, në konviktin e studentëve në Manastir “Koço Racin” dhe në “Tome Stefanovski – Seniq” më së shumti është shërbyer qumësht dhe kos, pastaj mish dhe patate/fasule/oriz.

Nga analiza vihet re se në të gjitha konviktet e analizuara, përveç atij të Pellagonisë, është vënë re një prani e ulët e frutave. Në “Pellagonia” janë shërbyer 1,8 kilogramë fruta për student në muaj, kurse në konviktet e tjera të studentëve më pak se 0,6 kilogramë fruta për student në muaj. Më pak fruta u janë dhënë studentëve në konviktin e studentëve në Ohër “Nikolla Karev”, të cilëve në muaj u është ofruar vetëm 70 gram fruta.

Është vënë re edhe dallim në çmimet që konvikte të caktuara shtetërore i paguajnë për artikujt e blerë përmes procedurave të prokurimit publik. Në disa raste të caktuara, çmimet të cilat i ka paguar një konvikt i caktuar për disa artikuj kanë qenë dy herë më të larta prej çmimeve që i kanë paguar konviktet e tjera. Kështu, për një kilogram banane KSHS Shkup ka paguar 70 denarë, “Pellagonia” 79,9 denarë, ndërsa “Koço Racin” i Manastirit 42,3 denarë.

Për një kilogram lakër “Pellagonia” ka paguar 47,5 denarë, ndërsa “Koço Racin”, “Nikolla Karev” dhe “Seniq” këtë produkt e kanë siguruar me çmim prej 17,6 – 18,6 denarë për kilogram.

Konviktet e studentëve në Shkup kanë paguar më shumë se konviktet e tjera shtetërore për pothuajse të gjitha produktet. Kështu, për një kilogram vaj KSHS Shkup ka paguar 161,9 denarë, “Pelagonia” 139,9 denarë, ndërsa “Koço Racin” 70,8 denarë.

Në raport thuhet se në mënyrë më ekonomike ka punuar konvikti i studentëve në Manastir “Koço Racin”.

Problematike janë edhe rezultatet e konkursit për pranimin e studentëve në konvikte

Sa i përket akomodimit në konviktet, janë konstatuar mospërputhje të akteve ligjore dhe nënligjore dhe lëshime në pjesën e aktiviteteve programore, gjë që shkakton paqartësi në lidhje me mënyrën e vlerësimit të aplikimeve të pranuara nga komisioni i caktuar pranë Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe në lidhje me procedurën në pjesën e kritereve të përcaktuara për përcaktimin e numrit të pikëve për gjendjen familjare-materiale, e cila sipas revizorëve krijon rrezik për përcaktimin e gabuar të numrit të vendeve të parashikuara të akomodimit të studentëve për secilin grup individualisht dhe që ndikon në efektivitetin e procesit të pranimit dhe akomodimit të studentëve në konvikte, e veçanërisht të studentëve të kategorive të cenueshme sociale.

Revizorët kanë konstatuar se listat e aplikimeve për të cilat janë marrë vendimet nuk janë nënshkruar dhe nuk janë arkivuar, ndërsa mungojnë të dhënat për numrin e përgjithshëm të studentëve të pranuar dhe të refuzuar në ato konvikte ku interesimi për akomodim ka qenë më i madh – në ” Pellagonia” dhe konviktet nën ombrellën e KSHS Shkup.

Ministria nuk ka dorëzuar asnjë dokumentacion mbështetës se Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka bërë notimin e duhur të aplikacioneve të dorëzuara, sipas grupeve dhe kritereve të përcaktuara në konkurs.

“Nuk është krijuar një bazë e vetme e të dhënave për studentët që kanë aplikuar në konkursin për akomodim në KSHS dhe kontroll për saktësinë e tyre dhe përzgjedhjen e tyre nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës e cila është bartëse e procesit të pranimit të studentëve në KSHS me kompetencë për të ushtruar kontroll të punës së KSHS-ve. Në bazë të raporteve të dorëzuara, ministri nuk ka miratuar akt me të cilin do t’i zyrtarizojë rezultatet përfundimtare”, thuhet në raport.

Në pjesën e investimeve, revizorët theksojnë se Projekti për efikasitetin energjetik, me të cilin planifikohet rikonstruksioni i plotë i të nëntë konvikteve shtetërore të studentëve në vend, është filluar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, dhe për këtë është siguruar një kredi dhe grant në me vlerë prej 24 milionë euro – shumë për të cilën revizorët ngrenë dyshime nëse do të jetë e mjaftueshme për realizimin e plotë të projektit sipas asaj që është planifikuar. Gjithashtu, theksohet se ende nuk kanë filluar aktivitetet për rindërtimin e konvikteve.

Revizorët kanë konstatuar edhe se verifikimi që duhet të bëhet nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) para fillimit me punë të konvikteve të studentëve, nuk është kryer për të gjitha konviktet shtetërore të studentëve. Nuk është krijuar as Regjistri i konvikteve të studentëve, gjë që sipas revizorëve ndikon negativisht në zbatimin e procedurave të akomodimit të studentëve dhe realitetin e kapacitetit të prezantuar të konvikteve të studentëve.

Kujtojmë se Parlamentet studentore universitare nga pesë universitete shtetërore dhe një universitet privat prezantuan me 6 mars, prezantuan dokumentin Manifesti Studentor për afirmimin e zërit studentor, sfidave studentore dhe përballjen me të ardhmen.

Manifesti përmban shtatë qëllime kryesore: Arsimin Falas, Cilësinë kundrejt sasisë, Parlamentin Kombëtar të Studentëve, Standardin Studentor, Ndërkombëtarizimin, Digjitalizimin dhe Autonominë – për të cilat studentët kërkojnë miratim nga shteti.

TOP Lajmet

Fetai dhe eksponentë të ASH takohen me Kurtin – mbesin besnikë ndaj VLEN
Lajme
Vërshim shpalljesh për punësime në institucione, paralajmërimi i VLEN-it po bëhet realitet
Lajme
Trump: Njerëzit në Gaza po vdesin nga uria
Lajme
Bajram Rexhepi: Tetova ishte më mirë nën udhëheqjen e Teuta Arifit
Lajme
6 miliard euro nga Britania e Madhe/ Durmishi: Kjo është qeveria që VLEN!
Ekonomi Lajme
Mickoski: Partneriteti strategjik me Mbretërinë e Bashkuar do të na sjellë investime në infrastrukturë, shëndetësi dhe transport
Lajme
ETIKETUAR: #Konviktet, studentet
3shi.net 26 Mars, 2024 March 26, 2024
Artikulli i mëparshëm Martesat e grave në moshë të re: Maqedonia e Veriut e para në rajon!
Artikulli tjetër Londër, gjykata vendos që Julian Assange të mos ekstradohet menjëherë në SHBA

Na ndiqni

Ndiqni 3SHI.NET në rrjetet sociale
Facebook Pëlqeje
Twitter Ndiqe
Instagram Ndiqe
Youtube Abonohu
newsletter featurednewsletter featured

Buletini javor

Abonohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!

    Lajme popullore
    Lajme

    Idrizova ‘horror’ për të burgosurit – Aty janë kushtet dhe rrethanat jonjerëzore

    3shi.net June 29, 2024
    Sipas projeksioneve, Anthony Albanese ka fituar zgjedhjet në Australi
    Kurti: Punët kurrë më mirë nuk i kemi pasur me Amerikë
    Presidenti turk Erdoğan pret në takim Sekretarin amerikan të Shtetit Blinken
    Kontrollet nga Agjencia e Ushqimit dhe Barnave para Pashkëve – janë shkatërruar 1230 kilogramë produkte të pasigurta
    - Reklamim -
    Ad imageAd image

    Ju gjithashtu mund të pëlqeni

    Arsim

    MASH do t’i mbulojë shpenzimet për pjesëmarrjen e nxënësve në olimpiadat shkencore ndërkombëtare

    May 16, 2025
    Arsim

    Studentët në Danimarkë paguhen për të studiuar

    May 13, 2025
    Arsim

    Shkolla fillore “Liria” feston 80-vjetorin mes emocioneve dhe krenarisë

    May 9, 2025
    ArsimLajme

    Hapet Panairi i Librit në Shkup! Deri më 14 maj mund ta vizitoni prej orës 10:00 deri në ora 20:00

    May 8, 2025
    ArsimLajme

    Javën e ardhshme do të mbahet Panairi i Librit në Shkup

    May 1, 2025
    ArsimLajme

    BDI: Avancimet njëetnike në Arsim dëshmojnë përjashtimin sistematik të shqiptarëve

    April 20, 2025

    Kategoritë

    • Bota dhe Rajoni
    • Arsim
    • Ekonomi
    • Intervista
    • Kuriozitet
    • Kultur
    • Politikë
    • Shëndeti
    • Sport
    • Teknologji

    3SHI.NET

    Ne ndikojmë mbi 10 milionë vizitorë dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të biznesit dhe teknologjisë në Maqedoni,Kosovë dhe Shqipëri.
    Lidhje e shpejtë
    • Ballina
    • Faqeshënuesi imE Re
    • Identifikohu
    • Regjistrohu
    • Na Kontaktoni
    Kategoritë kryesore
    • Bota dhe Rajoni
    • Sport
    • Argëtim
    • Ekonomi
    • Arsim

    Abonohu në 3SHI.NET

      © 3SHI.NET. All Rights Reserved.
      adbanner
      AdBlock u zbulua
      Faqja jonë është një faqe e mbështetur nga reklamat. Ju lutemi në listën e bardhë për të mbështetur faqen tonë.
      Në rregull, do të vendos në listën e bardhë
      Mirëse u ktheve!

      Hyni në llogarinë tuaj

      Keni humbur fjalëkalimin tuaj?