Spasovski: Do te habiteni se kush janë te involvuar ne këtë krim, nga MPB te gjykatat, prokurori….

2 Min. Leximi

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, në një konferencë për shtyp mbrëmjen e sotme ka dhënë detaje lidhur me aksioni që u realizua sot në Gërçec të Sarajit dhe zona të tjera të Shkupit. Ai tha se në këto grupe kriminale janë të involvuar shumë institucione, duke filluar nga MPB-ja, agjenci, ministri, gjykata, prokuroria publike etj. Ai shtoi se nuk duhet të habitemi në periudhën e ardhshme kur të zbulohen emrat, se pikërisht ata që thoshin “hajduti”, janë vetë hajdutët e “involvuar” në këto grupe kriminale.

“Janë të involvuar shumë institucione, edhe nga MPB-ja, nga agjencitë e tjera, edhe në ministri, në gjykata, në Prokurorinë Publike, ka shumë të involvuar. Ndoshta do të çuditeni në periudhën e ardhshme, kur të bëhet e ditur se të gjithë ata që thoshin se ja ku është hajduti, të dalë se ishin vetë ata hajdutët.”- tha Spasovski.

- Advertisement -

Spasovski po ashtu potencoi se lufta kundër grupeve kriminale do të vazhdojë edhe pasi ai nuk do të jetë më ministër, pasi kolegët e tij do të vazhdojnë punën me të njëjtin përkushtim dhe këtu nuk do të merret parasysh askush, qofshin edhe partitë politike në pozitë apo opozitë.

- Advertisement -

“Lufta kundër grupeve kriminale nuk është puna e pozitës apo e opozitës, edhe këtu nuk më intereson LSDM-ja, BDI-ja, VMRO-ja, e kushdo qoftë tjetër, më interesojnë kolegët që punojnë. Unë sot mbajta preskonferencë dhe dhashë emrin e gjithë ekipit të MPB-së, që punojnë prej vitesh për të arritur këtë rezultat, dhe nuk kam asnjë dyshim se do të vazhdojnë intensivisht punën e tyre për çdo rast dhe çdo grup kriminal. Nuk ka të bëjë qeveria teknike apo jo, që mund tra ndalojë këtë.”- shtoi Spasovski.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull