Sot festohet Fitër Bajrami, cilat janë ushqimet që nuk duhet të mungojnë në tryezë

2 Min. Leximi

Sot besimtarët myslimane festojnë Fitër Bajramin. Fitër Bajrami kremtohet pas 30 ditëve të agjërimit në muajin e shenjtë të Ramazanit dhe konsiderohet një ndër festat me të rëndësishme të besimit islam, ku të gjithë luten për më shumë paqe dhe dashuri mes njerëzve.

REKLAMIM I PAGUAR POLITIK

Pas faljes së mëngjesit dita për besimtarët myslimanë vijon me vizita tek të afërmit dhe shoqërohet me drekën e Bajramit.

Por cilat janë ushqimet që nuk duhet të mungojnë nga tryeza për këtë festë?

REKLAMIM I PAGUAR POLITIK

Sigurisht përbërësi kryesor që zë vend në tavolinë është mishi i qengjit për këtë festë. Zakonisht për këtë festë një nga pjatat që nuk mungon është supa. Supë e thjeshtë me lëng mishi, vezë, limon, pak miell dhe erëza.

Byrek me barishte ose vezë dhe djathë, ose vezë me kos. Sigurisht mishi nuk mungon asnjëherë në tavolinën e kësaj feste. I pjekur në furrë me patate ose thjesht i gatuar për t’u vendosur në anë të pjatës me orizin e gatuar. Sallatat e çdo tipi, me perime të gatuara, të freskëta etj.

Ëmbëlsira është pjesë e rëndësishme e kësaj dite dhe ajo nuk duhet të mungojë në tavolinën e asnjë besimtari mysliman.

Ndër ëmbëlsirat më tradicionale që përfaqësojnë këtë festë janë bakllavaja, revania dhe kadaifi.

 

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull