Duke përdorur 3SHI.NET, ju pranoni Politikën e privatësisë dhe Kushtet e përdorimit.
Pranoje
3SHI.NET3SHI.NET3SHI.NET
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
3SHI.NET3SHI.NET
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
Кërko
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
Na ndiqni
Bota dhe RajoniLajme

SHBA, studentët propalestinezë do t’i presin masa më të rrepta në vitin e ri akademik

Përditësimi i fundit: 2024/09/05 at 2:38 PM
Publikuar September 5, 2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Pas demonstratave në mbështetje të Palestinës, të cilat nisën në Universitetin Columbia në SHBA në mesin e muajit prill dhe u përhapën në shumë universitete në mbarë botën, vatrat akademike kanë filluar të marrin masa më të rrepta në semestrin e ri, raporton Anadolu.

Pasi mijëra studentë në SHBA, të cilët kundërshtonin mbështetjen financiare të universiteteve të tyre për kompanitë që mbështesin pushtimin e Gazës nga Izraeli, zhvilluan demonstrata pavarësisht ndërhyrjeve policore duke ngritur tenda në kopshtet e universiteteve nga mesi i prillit deri në ditën e diplomimit, çështja është bërë temë aktuale e administratave të universiteteve në vitin e ri akademik.

- Reklamim -

Korrespondenti i AA-së ka përpiluar masat e marra nga shumë administrata të kolegjeve dhe universiteteve në lidhje me të drejtat e tubimit dhe protestës në kampuse, duke dashur të parandalojnë përsëritjen e demonstratave në mbështetje të Palestinës që çuan në arrestimin e mijëra studentëve.

– Universiteti Columbia

Kopshti ku u ngritën kampet e protestës në kampusin e Universitetit Columbia, që ishte pikënisja e demonstratave në mbështetje të Gazës në universitetet në SHBA, është rrethuar me gardh teli.

Në e-mailin dërguar studentëve në korrik, administrata e universitetit njoftoi se po planifikonte të zbatonte një “sistem kampusi të koduar me ngjyra” që kufizon qasjen në aktivitetet brenda kampusit.

Thuhet po ashtu se në fillim të gushtit, administrata e universitetit ka bërë plane për të sjellë “oficerë të qetësisë” me autoritetin për arrestime, krahas 290 pjesëtarëve të personelit të sigurisë në kampus.

– Universiteti i Virginias

Administrata e Universitetit të Virginias ka njoftuar se në kuadër të vendimeve të saj të reja, asnjë aktivitet në natyrë nuk do të lejohet ndërmjet orës 02:00 dhe 06:00.

Administrata e universitetit ka deklaruar se asnjë tendë që nuk përdoret në aktivitetet shkollore nuk mund të qëndrojë në mjediset e shkollës për më shumë se 18 orë dhe se gjumi në kampus është i ndaluar nga mesnata deri në orën 06:00.

Gjithashtu thuhet se personat që mbajnë maska ​​brenda universitetit duhet të paraqesin të dhënat e tyre të identitetit nëse kërkohet nga zyrtari i universitetit.

– Universiteti i Pennsylvanias

Administrata e Universitetit të Pennsylvanias ka njoftuar se kampet dhe demonstratat e natës janë të ndaluara brenda kufijve të universitetit “për të garantuar sigurinë e studentëve dhe stafit” dhe gjithashtu ka deklaruar se demonstratat nuk lejohen në objektet universitare si zyra, muze dhe biblioteka.

Duke shpjeguar se ngjarjet e planifikuara për t’u mbajtur në kampus duhet të njoftohen të paktën 48 orë përpara, administrata e universitetit deklaroi se pajisjet me zë të lartë, si megafonët, mund të përdoren vetëm midis orës 17:00 dhe 22:00 gjatë javës kur vazhdojnë mësimet.

Administrata e universitetit ka njoftuar se posterët, tabelat dhe pankartat duhet të hiqen jo më vonë se dy javë pasi të jenë varur dhe ka thënë se materialet e patretshme në ujë, gjysmë të përhershme dhe të përhershme, përfshirë spërkatësit, nuk do të lejohen të përdoren në universitet.

– Universiteti “Case Western Reserve”

Universiteti “Case Western Reserve” ka njoftuar se duhet marrë leje me shkrim nga administrata për demonstrime më të mëdha se 20 persona dhe që kalojnë kohëzgjatjen prej dy orësh.

Administrata e universitetit ka vendosur që demonstratat duhet të mbahen nga ora 08:00 deri në 20:00, duke shtuar se nuk lejohet përdorimi i lëndëve plasëse si fishekzjarrë, vendosja e tendave dhe projektimi i imazheve dhe videove në ndërtesa.

– Shoqata Amerikane e Profesorëve të Universiteteve dënoi masat e marra

Nga ana tjetër, Shoqata Amerikane e Profesorëve Universitarë (AAUP) dënoi politikat e shtypjes së protestave paqësore të universiteteve.

Duke theksuar se masat e marra cenojnë lirinë e shprehjes dhe dekurajojnë studentët dhe akademikët që të marrin pjesë në protesta dhe demonstrata, AAUP theksoi se shumica e këtyre vendimeve janë vendosur në mënyrë të njëanshme nga administratat e universiteteve pa marrë mendimet e anëtarëve të fakulteteve.

TOP Lajmet

SELA: KTHEHUNI NË SHPI
Lajme
Mickoski thumbon Taravarin: Do të vijë dita kur do të takohemi sërish, kur të përpiqet të hyjë përsëri në koalicion me ne
Lajme Politikë
Sali-Taravarit: As votuesi, as anëtarësia nuk të besojnë më në teatrin tënd, je me Aliun dhe BDI-në!
Lajme Politikë
Ngërçi në Kuvend, partitë s’lëvizin nga pozicionet-opsion shihet ndërhyrja e ndërkombëtarëve
Bota dhe Rajoni
Halil Snopçe: Problemi i VLEN-it nuk është BDI-ja, por Aleanca për Shqiptarët
Lajme
Valbona Adili Emini deputetja e VLEN që zëvendëson Sulejmanin
Lajme
3shi.net 5 Shtator, 2024 September 5, 2024
Artikulli i mëparshëm Durmishi: Nga sot fillon ndarja e kuponëve për turizëm prej 18.000 denarë për punëtorët me të ardhura të ulëta
Artikulli tjetër Arsovska rikthen Qoseton në rrethrrotullimin drejt Autokomandës

Na ndiqni

Ndiqni 3SHI.NET në rrjetet sociale
Facebook Pëlqeje
Twitter Ndiqe
Instagram Ndiqe
Youtube Abonohu
newsletter featurednewsletter featured

Buletini javor

Abonohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!

    Lajme popullore
    Bota dhe Rajoni

    Policia izraelite arreston 18 persona në Gaza, përfshirë disa me nënshtetësi kanadeze

    3shi.net February 9, 2024
    Inspektohen punimet në Prizren, Aliu e Nikollovski dalin në terren
    Putini i ofron minerale të rralla SHBA-së
    Mickoski: Arritëm marrëveshje me një operator turistik gjerman për të sjellë 35 mijë turistë në vit nga Evropa
    Për shkak të mjegullës, janë anuluar disa fluturime në Aeroportin e Shkupit
    - Reklamim -
    Ad imageAd image

    Ju gjithashtu mund të pëlqeni

    Lajme

    SELA: KTHEHUNI NË SHPI

    May 18, 2025
    LajmePolitikë

    Mickoski thumbon Taravarin: Do të vijë dita kur do të takohemi sërish, kur të përpiqet të hyjë përsëri në koalicion me ne

    May 18, 2025
    LajmePolitikë

    Mexhiti: VLEN është vlera, dhe nga VLEN iku antivlera

    May 18, 2025
    LajmePolitikë

    Sali-Taravarit: As votuesi, as anëtarësia nuk të besojnë më në teatrin tënd, je me Aliun dhe BDI-në!

    May 18, 2025
    LajmePolitikë

    Ibrahimi pas dorëheqjes së deputetit Sulejmani: Shoqëria jonë ende ka njerëz të virtytshëm

    May 18, 2025
    Bota dhe Rajoni

    Ngërçi në Kuvend, partitë s’lëvizin nga pozicionet-opsion shihet ndërhyrja e ndërkombëtarëve

    May 18, 2025

    Kategoritë

    • Bota dhe Rajoni
    • Arsim
    • Ekonomi
    • Intervista
    • Kuriozitet
    • Kultur
    • Politikë
    • Shëndeti
    • Sport
    • Teknologji

    3SHI.NET

    Ne ndikojmë mbi 10 milionë vizitorë dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të biznesit dhe teknologjisë në Maqedoni,Kosovë dhe Shqipëri.
    Lidhje e shpejtë
    • Ballina
    • Faqeshënuesi imE Re
    • Identifikohu
    • Regjistrohu
    • Na Kontaktoni
    Kategoritë kryesore
    • Bota dhe Rajoni
    • Sport
    • Argëtim
    • Ekonomi
    • Arsim

    Abonohu në 3SHI.NET

      © 3SHI.NET. All Rights Reserved.
      adbanner
      AdBlock u zbulua
      Faqja jonë është një faqe e mbështetur nga reklamat. Ju lutemi në listën e bardhë për të mbështetur faqen tonë.
      Në rregull, do të vendos në listën e bardhë
      Mirëse u ktheve!

      Hyni në llogarinë tuaj

      Keni humbur fjalëkalimin tuaj?