Asani në formë fantastike, shënon gol të bukur para grumbullimit me Kombëtaren

1 Min. Leximi

Jasir Asani ka vazhduar me formë të shkëlqyer në Superligën e Koresë me skuadrën e tij Gwangju FC.

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Jasir Asani po tregon një formë fantastike para ndeshjeve të tetorit kundër Çekisë dhe Gjeorgjisë.

- Advertisement -

Ai ka gjetur një tjetër gol me skuadrën e tij në Kore në kuadër të xhiros së 33-të.

Asani ka vulosur fitoren e Gwangju në minutën e 90’+8′ duke shënuar golin e tretë për ekipin e tij në fitoren 3-1.

Për Asanin ky ishte goli i tretë në kampionat, derisa ka shënuar edhe katër gola të tjerë në Ligën e Kampionëve të Azisë.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull