Sela: Nuk mbështesim Taravarin për President! Do mbështes Osmanin apo?!

1 Min. Leximi

Para tubimit me strukturat e partisë në Saraj, Ziadin Sela, kryetari i njërit nga krahët e ASH-së theksoi se nuk do ta përkrahin Arben Taravarin, ish-bashkëpartiakun e tij në garën për president.

“Njerzit që ikin prej nesh edhe s’kanë sy e faqe që të përballen në fytyre, nuk meritojnë përkrahje”, theksoi Sela.

- Advertisement -

Aleanca për shqiptarët krahu i Ziadin Selës akoma nuk ka një vendim se si do të garoj në zgjedhjet parlamentare të 8 majit. Në një prononcim për KlanMaqedoni, Sela nuk përjashtoi mundësinë e koalicionimit por tha se në këtë moment akoma nuk ka negociata me asnjë subejkt politik.

- Advertisement -

“Do të kemi takime me strukturat dhe po dëshmojmë çdo moment se jemi të gatshëm për çdo variant sa i përket bisedimeve, jo nuk ka pasur ndonjë bisedim kur të ketë do të jeni të informuar”, tha Sela.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull