Arrestohet 46-vjeçari në Kumanovë pas kërcënimeve ndaj djalit të tij

1 Min. Leximi

Policia e Kumanoves (Sektori per Pune te Brendshme) ka arrestuar një 46-vjeçar nga Kumanova, pasi dyshohet se është sjellë në mënyrë agresive dhe ka kërcënuar djalin e tij 24-vjeçar.
Rasti është raportuar më 15 shtator, rreth orës 21:10, kur zyrtarët policorë të SPB Kumanovë kanë privuar nga liria personin me iniciale D.S. (46).

Sipas policisë, ai dyshohet se është sjellë në mënyrë agresive ndaj të birit dhe i ka bërë kërcënime.

46-vjeçari është dërguar në stacion policor, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngrihet kallëzim përkatës.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull