Sedat Bislimi paralajmëron fundin e dekadave të ndotjes: Rrethimi i Drisllës – simbol i fillimit të ndryshimit

3 Min. Leximi

Me një investim prej 9 milionë denarësh do të bëhet rrethimi i tërësishëm i deponisë Drislla. Projekti ka filluar që sot dhe kjo do të pamundësojë hyrjen e paautorizuar në këtë deponi, ndërsa gjithashtu do të ndikojë në uljen e nivelit të ndotjes në fshatrat përreth. Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti, së bashku me kandidatin e VMRO-DPMNE-së për Qytetin e Shkupit, njëherësh kryetar aktual i Kisella Vodës, Orce Gjeorgjievski dhe kaniddatin e VLEN-it për Komunën e Studeniçanit, Sedat Bislimi, njoftuan punimet në deponinë Drislla dhe siguruan se ky është vetëm fillimid he se deponia Drislla do të modernizohet dhe të eliminohet ndotja që vjen nga kjo deponi, raporton alfax.mk.

REKLAMIM I PAGUAR POLITIK

“Nga sot fillojmë me projektin për rikonstruimin e rrethojës dhe themelit të deponisë Drislla. Me mjete prej Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor prej 9 milionë denarëve do të ngritet rrethim prej 4800 metrash me lartësi 1.5 metra që do të montohet në 1500 shtylla me tel të dyfisht me gjemba me themele betoni që do të mundësojë hyrjen e paautorizuar në deponi”, deklaroi Mexhiti.

Ndërkaq Gjeorgjievski siguroi se Drislla nuk do të jetë subjekt keqmenaxhimi e as ndotës në të ardhmen. Ai premtoi se sapo të marrë postin e të parit të Shkupit, deponia do të modernizohet, duke instaluar fabrikë për riciklim të mbeturinave brenda Drisllës që do t’i sjellë përfitime fshatrave përreth dhe Qytetit të Shkupit dhe do të eliminohet tërësisht ndotja.

REKLAMIM I PAGUAR POLITIK

“Një nga projektet kyçe që i paralajmëroj ndërsa do të fillojnë të realizohet menjëherë sapo të marr pushtetin e qytetit, është pikërisht qendra për riciklim, fabrika e re këtu në Drislla e cila përfundimisht nga njëra anë do ta mbrojë shëndetin e banorëve, të punësuarit do të kenë kushte punë shumë më të mira, ndërsa nga ana tjetër ne si kryeqytet do të përfitojmë”, tha Gjeorgjievski.

Nga ana tjetër, kandidati i VLEN-it për Komunënë e Studeniçanit, Sedat Bislimi shtoi se agjenda lokale e VLEN-it është pjesë epandashme e projekteve qeveritare për zgjidhjen e çështjes së deponisë Drislla dhe siguroi se në bashkëpunim me Qeverinë dhe Qytetin e Shkupit do të vazhdojnë me projekte që do të përmirësojnë jetën e banorëve të kësaj komune.

“Jemi tash në agjendën e Qeverisë që problemi me Drisllën një herë e përgjithmonë të zgjidhet. Gjithashtu ky aktivitet ka filluar sot me rrethimin e deponisë Drislla dhe në të ardhmen në bashkëpunim me Qeverinë dhe me z. Orce do të punojmë edhe në prioritete tjera që kanë të bëjnë me Drisllën dhe zgjidhjet e problemeve që gjatë kohë i tangojnë banorët e Komunës së Studeniçanit”, deklaroi Bislimi

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull