“Së shpejti lajme të mira” – Bilall Kasami befason në prag të protestës së studentëve në Shkup

1 Min. Leximi

Njëri nga liderët e VLEN-it, Bilall Kasami, ka reaguar në prag të protestës së paralajmëruar nga studentët lidhur me mosorganizimin e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe, raporton Zyrtare.

Përmes një postimi të shkurtër, Kasami ka paralajmëruar se së shpejti mund të ketë zhvillime pozitive për këtë çështje.

“Provimi i jurisprudencës edhe në gjuhën shqipe! Së shpejti me lajme të mira…”, ka shkruar Kasami.

Njoftimi i tij është vërshuar nga mijëra komente në rrjetet sociale./ Zyrtare.net

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull