Shkruan: Furkan Saliu, gazetar
Ata që e refuzuan Kosovën dhe u bashkëngjitën me Vuçiqin në Open Ballkan sot po derdhin lot krokodili dhe po tentojnë që një incident ta shndërrojnë në problem diplomatik mes dy shteteve për pikë politike pa i menduar pasojat.
Me gjithë respektin për Presidenten Vjosa Osmani, është një figurë që na bën të mburremi në arenën ndërkombëtare dhe lirish mund të them që përfaqësues më të denjë Republika e Kosovës nuk ka pas asnjëherë, por…
Nuk është hera e parë që shkakton tensione në Aeroportin e Shkupit sigurimi i saj.
Në bisedë me punëtorët e sigurimit atje, na thanë se në udhëtimin e parafundit ka ndërhyrë vet Presidentja që mos të shkaktohet një incident.
Fluturimi ka qenë me WIZZAIR, prej Shkupit në Lubjanë. Edhe pse ka qenë udhëtim privat, me kompani me buxhet të ulët, Presidentja ka hy prej tek VIP sektori që është i ndarë nga hyrjet e rregullta të aeroportit.
Informacion nga MPB se ajo nuk duhet ti nënshtrohet kontrollit sepse është në udhëtim zyrtar nuk ka pas.
Sigurimi saj ka shtyrë policin, që është një far poshtërimi.
Në fund është nxjerrë edhe armë.
Nuk guxojmë të mbrojmë me çdo kusht një veprim që nuk është në përputhje me rregullat dhe ligjet.