Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) shpalli dje rezultatet e konkursit për bursa studentore. Këtë vit sipas konkursit janë planifikuar 3000 bursa. Të gjitha kategoritë e bursave ndahen për nëntë muaj gjatë vitit akademik dhe janë në shumë prej 6.050 denarë, me përjashtim të bursave për programet studimore në kimi, fizikë dhe matematikë, si dhe ato për shkencat bujqësore, veterinare dhe pyjore, të cilat arrijnë shumën deri në 18.000 denarë në muaj, transmeton Portalb.mk.
Nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës thonë se të gjithë aplikantët do të marrin vendim përmes portalit elektronik “e-uslugi.mon.gov.mk”.
Përfituesit e bursave nuk kanë nevojë të dorëzojnë ndonjë marrëveshje të printuar dhe të nënshkruar. Të gjitha të drejtat dhe detyrimet në lidhje me përdorimin e bursës janë të përcaktuara në vendim.
Kandidatët e refuzuar, megjithatë, kanë mundësi të paraqesin ankesë në Komisionin shtetëror për vendimmarrje në procedurat administrative, procedurat e marrëdhënies së punës dhe mbikëqyrjen inspektuese në shkallë të dytë, në afat prej 15 ditësh nga dita e marrjes së vendimit, në adresën e Komisionit Shtetëror blvd. “Goce Dellçev” nr. 18 (ndërtesa e RTVM, kati 11).
Listat e studentëve që kanë realizuar të drejtën e përdorimit të bursës për secilin nga grupet i gjeni në këto linqe:
- Grupi i parë
- Grupi i dytë
Grupi i dytë – mesatare e lartë
Grupi i dytë – programe studimore në gjuhën maqedonase, letërsi maqedonase
- Grupi i tretë
Grupi i tretë – studime në shkencat bujqësore, veterinare dhe pyjore
Grupi i tretë – universitetet shtetërore
Grupi i tretë – universitetet private
Grupi i tretë – studime të Fizikës
Grupi i tretë – studime të Kimisë
Grupi i tretë – studime të Matematikës
- Grupi i katërt