Raporti vjetor i akteve të publikuara në Gazetën Zyrtare për vitin 2025 ka dal me të dhënat për institucionet shtetërore të cilat e kanë respektuar ose jo Ligjin për përdorimin e gjuhëve.
Sipas këtij raporti, ka institucione shtetërore të cilat aktet në Gazetën Zyrtare nuk i kanë publikuar edhe në gjuhën shqipe.
Në anën tjetër, Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut, gjatë periudhës prej ku udhëheq Afrim Gashi, 100 % ka plotësuar kërkesat e nenit 17 nga Ligji për përdorimin e gjuhëve, ku aktet e Kuvendit, përveç që janë publikuar në gjuhën maqedonase, janë publikuar edhe në gjuhën shqipe.

