QMK: Janë shuar 14 zjarre, aktiv është vetëm zjarri në Makedonski Brod

1 Min. Leximi

Qendra për Menaxhim me Kriza informon se mëngjesin e sotëm deri në orën 7:00, në territorin e Maqedonisë janë regjistruar 16 zjarre në hapësira të hapura, nga të cilat njëri është aktiv në Makedonski Brod, konkretisht në zonën e Jasenit, ku është djegur një mal i përzier.

Nga atje thonë se se zjarri në komunën e Kërçovës, midis fshatrave Çelopeci dhe Miokazi, ku digjej një mal i përzier, është nën kontroll.

- Advertisement -

“Nga 14 zjarret e shuar, dy janë në komunën e Kumanovës, pastaj në komunat e Bosilovës, Vrapçishtit, Tetovës, Koçanit, Resnjës, Novo Sellës, Krushevës, Tearcës dhe Prilepit.

- Advertisement -

Në rajonin e Shkupit, zjarret në komunën e Sarajit, pranë fshatrave Radushë dhe Svilare dhe në fshatin Shishevë, si dhe zjarri në fshatin Haraçinë, komuna e Haraçinës, janë shuar”, njoftojnë nga QMK.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull