Finlanda për të shtatën herë radhazi zuri vendin e parë si vendi më i lumtur në botë, sipas Raportit vjetor të OKB-së për Lumturinë Botërore që u publikua të mërkurën.
Vendet nordike vazhdojnë të dominojnë në renditje, me Danimarkën, Islandën dhe Suedinë që pasojnë Finlandën, transmeton gazeta online Reporteri.net.
Nga 143 vendet e anketuara, Afganistani mbeti në fund të listës.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Gjermania, pas më shumë se një dekade, kanë rënë poshtë 20 vendeve më të lumtura, duke siguruar përkatësisht pozitat e 23-të dhe 24-të.
Kosova zë vendin e 29-të dhe mosha e re janë më të lumtur se ajo mbi 60 vjeç.
Raporti i këtij viti është i pari që përfshin renditje të veçanta sipas grupmoshave dhe sjell lajme të këqija për lumturinë mes të rinjve në disa pjesë të botës.
20 vendet më të lumtura në botë në vitin 2024:
1. Finlanda
2. Danimarka
3. Islanda
4. Suedia
5. Izraeli
6. Holanda
7. Norvegjia
8. Luksemburgu
9. Zvicra
11. Zelanda e Re
12. Kosta Rika
13. Kuvajti
14. Austri
15. Kanada
16. Belgjika
17. Irlanda
18. Çekia
19. Lituani
20. Mbretëria e Bashkuar