Pse Shkëndija e Tetovës të mos shqyrtojë Superligën e Kosovës?
Kjo ide po lidhet me perceptimin e disa opinioneve sportive së fundit pas zhvillimeve të fundit në futbollin maqedonas sidomos pas finales së Kupës së Maqedonisë së Veriut.
Në këto diskutime përmendet edhe ndikimi i debatit politik dhe tensioneve sportive në Maqedoninë e Veriut, sidomos rreth klubeve shqiptare.
Shkëndija po përballet me një lum kritika nga mediumet maqedonase dhe disa individë duke e akuzuar se ka injoruar medaljet e argjendta.
Pse Shkëndija në Superligën e Kosovës dhe me modelin e kujt?
Si shembull krahasues sillet rasti i Cardiff City, që garon në sistemin anglez të futbollit, si një model i veçantë i integrimit ndërligor në Evropë.
Shkëndija të eksplorojë një rrugë të ngjashme drejt futbollit të Kosovës, duke marrë parasysh edhe afërsinë gjeografike dhe lidhjet sportive.
Megjithatë, një hap i tillë do të kërkonte procedura komplekse dhe miratime institucionale nga federatat përkatëse dhe nga UEFA, dhe nuk është një proces i thjeshtë.
Shkruan: Kemajl Milaim Goca

