Më 25.05.2026, në orën 01:30, në Shkup, nëpunës policorë nga SPB Shkup i privuan nga liria O.A. (21), A.F.E. (21), T.A.B. (22) dhe A.I.O. (24), të gjithë nga Turqia, duke vepruar pas denoncimit të bërë më 24.05.2026, rreth orës 19:55 se, në zonën e Qendrës, pas një zënke paraprake rreth trafikut, së pari me automjetin e tyre “Audi” kishin goditur motorin e F.M. (20) nga Shkupi, i cili ishte duke kryer detyrat e punës si shpërndarës ushqimi, e më pas edhe e kishin sulmuar fizikisht. Nga Njësia për Krim të Dhunshëm pranë SPB Shkup, në koordinim me PTHP Shkup ndaj dhunuesve është ngritur kallëzim penal, ndërsa nga gjyqtari i procedurës paraprake u është caktuar masa e paraburgimit.
Është ngritur kallëzim penal dhe është caktuar paraburgim për dhunuesit nga Turqia për shkak të sulmit ndaj një shpërndarësi ushqimesh në Shkup.

Ndani këtë artikull
