Duke përdorur 3SHI.NET, ju pranoni Politikën e privatësisë dhe Kushtet e përdorimit.
Pranoje
3SHI.NET3SHI.NET3SHI.NET
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
3SHI.NET3SHI.NET
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
Кërko
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
Na ndiqni
ArsimLajme

Pse po bie interesimi për studimin e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe?

Përditësimi i fundit: 2024/09/20 at 7:57 AM
Publikuar September 20, 2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Migrimi, zgjerimi i fakulteteve, politikat si dhe ulja e natalitetit janë shkaktarët kryesorë për uljen e interesimit të studentëve për të studiuar Gjuhën dhe Letërsinë Shqiptare. “Është e vërtetë se numri i studentëve ka rënë në këto pesë vitet e fundit, por kjo dukuri është në të gjitha universitetet dhe fakultetet e tjera”, thotë profesoresha universitare, Ajtene Qamili

Edhe për kundër faktit se të rinjtë shqiptarë në Maqedoninë e Veriut flasin dhe e duan gjuhën shqipe, dëshira për ta studiuar atë po bie dukshëm nga viti në vit. Kohëve të fundit janë dëgjuar fjalë të shumta në mbrojtje të gjuhës shqipe, e pak kush nga ta brengoset se sa prej të rinjve shqiptarë po studiojnë gjuhën shqipe. Për këtë, gazeta KOHA bisedoi me albanologen Suhejla Imeri, e cila tha se mosinteresimi i të rinjve për të studiuar gjuhën shqipe vjen si pasojë e mosvlerësimit të profesionit të Mësuesisë.

- Reklamim -

“Arsyeja e interesimit të pakët për të studiuar gjuhën shqipe në vendin tone vjen nga mundësitë e vogla për punësim, mosvlerësimi dhe ulja e vlerës së mësuesit në sytë e njerëzve. Gjithashtu ka ndikuar në njëfarë mënyre edhe migrimi. E si rezultat i këtyre faktorëve kjo i ka bërë të rinjtë të zgjedhin drejtime të mjekësisë, arkitekturës, e inxhinierisë në mënyrë që të gjejnë punë më lehtë si në vendin tonë por edhe ne migrim”, tha Imeri. Edhe përkundër regjistrimit të studentëve në afatin e parë, në Katedrën e Gjuhës dhe Letërsisë Shqiptare në Universitetin “Kirili dhe Metodi”, ende ka vende të lira për t’u regjistruar. Pas afatit të dytë që ishte më 17 dhe 18 shtator, pason edhe afati i tretë më 27 shtator.

Profesoresha universitare, Ajtene Qamili, thotë për gazetën KOHA se numri i studentëve për vendet e lira po plotësohet këto dy ditë dhe pritet interesim edhe në afatin e tretë, pra më 27 shtator. “Zakonisht në Katedrën e Gjuhës dhe të Letërsisë Shqiptare numri më i madh i të interesuarve ka qenë në afatin e dytë dhe të tretë të konkurrimit. Edhe kësaj radhe, numri i studentëve po plotësohet këto dy ditë dhe afatin e tretë (më 27 shtator). Është e vërtetë se numri i studentëve ka rënë në këto pesë vitet e fundit, por kjo dukuri është në të gjitha universitetet dhe fakultetet e tjera”, tha Qamili. Ajo shtoi se migrimi, zgjerimi i fakultete, politikat si dhe ulja e natalitetit janë shkaktarët kryesorë për uljen e interesimit të studentëve për të studiuar Gjuhën dhe Letërsinë Shqiptare.

“Shkaku i kësaj dukurie janë: migrimi i popullatës e sidomos i rinisë, rritja e numrit të fakulteteve, universiteteve dhe i programeve studimore brenda të njëjtit fakultet, gjë që ndikon të shpërndahen studentët në grupe të vogla, dëshpërimi i rinisë nga politikat ditore që nuk garantojnë punësimin e tyre, pa pasur lidhje të forta partiake si dhe ulja e natalitetit, familjet e sotme bëjnë nga 1 ose 2 fëmijë e rrallë dikush nga 3 fëmijë”, theksoi ajo. Ndryshe, këtë vit pas masave të Qeverisë së Republikës së Kosovës është rritur interesimi i maturantëve për të studiuar gjuhë shqipe. Një shembull i mire që duhet ndjekur edhe nga institucionet tona shtetërore për ta rritur interesimin e maturanteve dhe për t’i stimuluar që të zgjedhin programin e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe për të studiuar.

TOP Lajmet

Trump: Njerëzit në Gaza po vdesin nga uria
Lajme
Bajram Rexhepi: Tetova ishte më mirë nën udhëheqjen e Teuta Arifit
Lajme
6 miliard euro nga Britania e Madhe/ Durmishi: Kjo është qeveria që VLEN!
Ekonomi Lajme
Mickoski: Partneriteti strategjik me Mbretërinë e Bashkuar do të na sjellë investime në infrastrukturë, shëndetësi dhe transport
Lajme
AHMETI I DREJTOHET MICKOSKIT NGA HARAÇINA
Lajme
Taravari: VLEN nuk përfillet në Qeveri, ASH nuk është mësuar të jetë dekor
Lajme
ETIKETUAR: toplajm
3shi.net 20 Shtator, 2024 September 20, 2024
Artikulli i mëparshëm Dauti: Ziadin Sela, emblema e Aleancës për Shqiptarët!
Artikulli tjetër Ronaldo flet për Yamalin, derisa zbulon se çfarë i duhet sensacionit të Barcelonës aktualisht

Na ndiqni

Ndiqni 3SHI.NET në rrjetet sociale
Facebook Pëlqeje
Twitter Ndiqe
Instagram Ndiqe
Youtube Abonohu
newsletter featurednewsletter featured

Buletini javor

Abonohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!

    Lajme popullore
    Lajme

    Deputetja Dauti për 8 Mars: Përballë shpirtit luftarak të gruas s’ka gjë të pamundur, betejën Ajo e fiton në momentin që vendos

    3shi.net March 8, 2025
    BDI: Kush e lejoi që klubi në Koçan të funksionojë ilegalisht për një vit të tërë
    Trump për herë të parë shfaqet para publikut pas tentativës për atentat
    Blerant Ramadani: Asgjë s’mund ta cënoj gjuhën tonë
    Mexhiti: Ali Ahmeti sot është i delegjitimuar, i defaktorizuar dhe i rrethuar nga figurat e Listës së zezë
    - Reklamim -
    Ad imageAd image

    Ju gjithashtu mund të pëlqeni

    Lajme

    Trump: Njerëzit në Gaza po vdesin nga uria

    May 17, 2025
    Lajme

    Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

    May 17, 2025
    Lajme

    Bajram Rexhepi: Tetova ishte më mirë nën udhëheqjen e Teuta Arifit

    May 17, 2025
    EkonomiLajme

    6 miliard euro nga Britania e Madhe/ Durmishi: Kjo është qeveria që VLEN!

    May 17, 2025
    Lajme

    Mickoski: Partneriteti strategjik me Mbretërinë e Bashkuar do të na sjellë investime në infrastrukturë, shëndetësi dhe transport

    May 17, 2025
    Lajme

    AHMETI I DREJTOHET MICKOSKIT NGA HARAÇINA

    May 17, 2025

    Kategoritë

    • Bota dhe Rajoni
    • Arsim
    • Ekonomi
    • Intervista
    • Kuriozitet
    • Kultur
    • Politikë
    • Shëndeti
    • Sport
    • Teknologji

    3SHI.NET

    Ne ndikojmë mbi 10 milionë vizitorë dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të biznesit dhe teknologjisë në Maqedoni,Kosovë dhe Shqipëri.
    Lidhje e shpejtë
    • Ballina
    • Faqeshënuesi imE Re
    • Identifikohu
    • Regjistrohu
    • Na Kontaktoni
    Kategoritë kryesore
    • Bota dhe Rajoni
    • Sport
    • Argëtim
    • Ekonomi
    • Arsim

    Abonohu në 3SHI.NET

      © 3SHI.NET. All Rights Reserved.
      adbanner
      AdBlock u zbulua
      Faqja jonë është një faqe e mbështetur nga reklamat. Ju lutemi në listën e bardhë për të mbështetur faqen tonë.
      Në rregull, do të vendos në listën e bardhë
      Mirëse u ktheve!

      Hyni në llogarinë tuaj

      Keni humbur fjalëkalimin tuaj?