Prokuroria: 350 mijë eurot janë të gjyqtarit Ristov

2 Min. Leximi

Gjurmët e ADN-së të gjetura në materialet me të cilat ishin mbështjellë paratë e fshehura janë një nga provat kyçe mbi të cilat Prokuroria e bazon aktakuzën kundër gjyqtarit të Apelit, Gjoko Ristov. Sipas Prokurorisë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, ekspertizat biologjike kanë dëshmuar pa dyshim se pikërisht Ristov i ka manipuluar dhe fshehur mjetet financiare, të cilat u gjetën brenda një muri në shtëpinë e prindërve të tij në Negotinë.

Sipas Prokurorisë, gjatë hetimit janë siguruar prova të forta dhe të pakundërshtueshme se Ristov ka fshehur para për të cilat nuk ka mundur të dëshmojë prejardhje të ligjshme dhe që, sipas tyre, i ka manipuluar dhe fshehur personalisht.

“Ajo që ishte dyshim i bazuar në fillim të hetimit, në fund vetëm u konfirmua. I akuzuari ofroi mbrojtje, por rrjedha e hetimit e demantoi plotësisht dhe e forcoi edhe më shumë tezën tonë”, deklaroi Haxhi Vasileva pas brifingut të sotëm në Prokurori.

Paratë u gjetën në një hapësirë brenda murit në shtëpinë e prindërve të gjyqtarit në Negotinë, të paketuara në disa pako të veçanta. Sipas Prokurorisë, Ristov personalisht i ka fshehur mjetet, për çka ekzistojnë prova materiale, përfshirë edhe gjurmë biologjike (ADN) në materialet (folie alumini) me të cilat ishin mbështjellë shumat e parave. (Tv21)

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull