Presidenti francez pranon dorëheqjen e kryeministrit Barnier pas votimit te mosbesimit

1 Min. Leximi

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka pranuar dorëheqjen e kryeministrit të rrëzuar Michel Barnier, transmeton Anadolu.

Siç raporton ‘BFMT’, Barnier ishte në pallatin presidencial ‘Elysee’ dhe dorëzoi dorëheqjen e tij gjatë një takimi me presidentin Macron.

- Advertisement -

Mbrëmë, Barnier humbi besimin e Asamblesë Kombëtare pasi shumica e ligjvënësve votuan për një mocion mosbesimi, dy ditë pasi ai përdori kompetencat e tij diskrecionale për ta kaluar pa votim në parlament projektligjin shumë të debatuar për buxhetin e sigurimeve shoqërore.

Mediat lokale raportojnë se Barnier dhe anëtarët e qeverisë së tij do të sigurojnë detyrat e tyre deri në emërimin e një qeverie të re.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull