Policia shpall në kërkim Noizyn

2 Min. Leximi

Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim reperin shqiptar Rigels Rajkun “Noizy” dhe po ashtu Bahtjar Bajraktarin.

REKLAMIM I PAGUAR POLITIK

Policia ka kërkuar bashkëpunim nga qytetarët për të gjetur të kërkuarit, ndërsa ata po kërkohen për “lëndim të rëndë trupor”.

“Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më autorizimin e Prokurorisë themelore nё Pejё, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tyre, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët. Personat e kërkuar janë: Rigels (Bashkim) RAJKU i lindur me 27.09.1986 nё Durrёs-Shqipёri dhe Bahtjar (Shasivar) BAJRAKTARI i lindur me 22.05.1992 nё Samadrexhё-Prizren. Tё pandehurit kërkohen për veprën penale: ‘ Lёndim i rёndё trupor’. Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personave të dyshuar në fotot e bashkangjitura, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor. Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës: 192 dhe 080019999 (pa pagesë) ; 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë; E-mail adresa: [email protected]”, është thënë nga Policia.

REKLAMIM I PAGUAR POLITIK

Noizy së bashku me pjesëtarë të grupit të tij po dyshohen se rrahën brutalisht dy persona në një diskotekë në Pejë.

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi, kishte konfirmuar se personat e përfshirë në rast janë duke u kërkuar.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull