Fazliu: Nëse përpara keni pritur 15 ditë për numrin amë të fëmijëve, sot nuk guxon të vonohet kjo gjë më shumë se 48 orë!

1 Min. Leximi

Drejtori i Drejtorisë së Udhëheqjes së Librave Amë, Faton Fazliu, intervistën e radhës e ka dhënë për emisionin Ritmi i Ditës në RTM 2!

Fazliu ka folur edhe për përshpejtimin e procedurës së dhënies së dokumenteve.

“ Tash, dhënia e dokumentacionit nga aplikimi deri në dorëzim, nëse nuk ka punë me të drejtë administrative, po flasim për certifikatën e lindjes, vetëm se me të regjistruar dhe evidentuar te drejtoria jonë, nuk pritet aspak. D.m.th. për pesë deri në dhjetë minuta e marrin aty për aty. Normal, nëse ka ndonjë problem administrativ për 48 orë maksimumi duhet të jepet ajo ceritifikatë. Sidoqoftë kemi arritur edhe ta përshpejtojmë dhënien e numrit amë te fëmijët e porsalindur. Përpara, për atë numër është pritur nga 10 deri në 15 ditë, ndërsa tash nuk guxon të vonohet më shumë se 48 orë. Kjo është edhe fal bashkëpunimit të shkëlqyer që kemi arritur ta ndërtojmë me Ministrinë e Punëve të Brendshme ”, deklaroi Fazliu.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull