Pendarovski: Pres fitore në raundin e dytë!

1 Min. Leximi

Presidenti aktual Stevo Pendarovski njëherit edhe kandidati për President nga rradhët e LSDM-së fushatën presidenciale e nisi me hapjen e shtabit zgjedhor në Shkup. Pendarovski i bindur se do kalojë në raundin e dytë dhe do t`i fitojë zgjedhjet.

Me tubimin qendror në Prilep, sonte fillon karvani zgjedhor i kandidatit për president Stevo Pendarovski.

- Advertisement -

Ai bëri të ditur se deri në fund të rrethit të parë do të vizitojnë 65 vendbanime, në të gjitha njësitë zgjedhore dhe komunat në Maqedoni.

“Pres që në raundin e parë votat të ndahen në disa parti dhe nuk pres që dikush të ketë shanse të fitojë që në raundin e parë, por pres që të kaloj në rrethin e dytë dhe të shkojë deri në fund. Presim që të kemi takime me mijëra qytetarë dhe t’u prezantojmë se cila është oferta ime për pesë vitet e ardhshme” – tha Stevo Pendarovski.

Për Pendarovskin, këto zgjedhje janë me më së shumë kandidat deri tani në historinë e Maqedonisë, duke rikujtuar se në vitin 1999 ka pasur gjashtë kandidatë për president.

TOP Lajmet

ETIKETUAR: ,
Ndani këtë artikull