Peci: Kryeministri ka dhënë tri herë dorëheqje, tash radha e atyre që e refuzuan mandatin

1 Min. Leximi

Ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci, ka thënë se ALbin Kurti ka dhënë tri herë dorëheqje.

Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se radha është e atyre që e refuzojnë mandatin, shkruan Reporteri.net.

- Advertisement -

Kryeministri ka dhën tri herë dorëheqje. Tash është radha e atyre që e refuzuan mandatin”, ka shkruar ai.

Kurse, kur është pyetur para seancës konstituive nga gazetarët nëse i kanë votat për votimin e raportit të Komisionit për verifikimin e mandateve.

Peci, iu drejtua gazetarëve duke i thënë numrat për çka?

- Advertisement -

Ai tutje tha se deputetët duhet të respektojnë besimin e qytetarëve ose të tërhiqen.

“Të gjithë ata që janë deputetë duhet ta pranojnë besimin qytetar, që e kanë marrë. Ata që nuk e pranojnë, le të heqin dorë,” tha Peci.

Ai shtoi se KQZ-ja mund të zëvendësojë deputetët që nuk marrin pjesë, me kandidatë të tjerë nga e njëjta parti, të cilët, sipas tij, kanë përgatitje më të mirë parlamentare. /Reporteri.net/.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull