Sektori per Pune te Brendshme (SPB) Tetovë ka ngritur kallëzim penal ndaj personit me iniciale I.J. nga Shkupi, i dyshuar për marrje shpërblimi për ndikim të kundërligjshëm.
Sipas policisë, në fillim të vitit 2026, i dyshuari kishte marrë para nga dy persona nga Gostivari, duke u premtuar se përmes ndikimit të tij do t’u siguronte patentë shoferi pa iu nënshtruar procedurave të nevojshme për marrjen e saj.
Rasti është proceduar për ndjekje të mëtejshme penale.

