Hristijan Mickoski, lider i VMRO-DPMNE-së në ClickPlus në TV21 ka treguar parashikimin e tij për zgjdhjet parlamentare.
“Çdokush që ka marrë pjesë në këtë lloj të zgjedhjeve të bashkuara, parlamentare dhe presidenciale, e di se kjo është një sfidë dhe se çfarë procesi është ai dhe se njëri nga tjetri janë të ndërlidhur me shkak pasojë. Pres rezultat të mirë, të shkëlqyer në rrethin e parë, i cili do të krijonte një valë dhe më pas nuk do të befasohesha nëse në rrethin e dytë do t’i sillte VMRO-DPMNE-së një numër deputetësh që do të jenë shumicë. VMRO-DPMNE-ja ndërmjet 53-54 deputetë, LSDM ndërmjet 26-28, ndërmjet 10-12 deputetë do t’i ndajnë partitë politike “E majta” dhe “Për Maqedoninë tonë” (PMT) dhe të tjerat plus – minus dy deputetë të cilat do t’i marrin partitë politike shqiptare”, tha Mickoski.