Duke përdorur 3SHI.NET, ju pranoni Politikën e privatësisë dhe Kushtet e përdorimit.
Pranoje
3SHI.NET3SHI.NET3SHI.NET
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
3SHI.NET3SHI.NET
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
Кërko
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
Na ndiqni
Lajme

PARAQITEN SINJALET E PARA TË PËRÇARJES NË FRONTIN EVROPIAN!

Përditësimi i fundit: 2024/06/10 at 11:50 AM
Publikuar June 10, 2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Shkup, 10 qershor – Fakti që Fronti Evropian përbëhet nga numër i madh i subjekteve politike përçarja ka qenë vetëm çështje kohe. Fronti Evropian ishte jo aq i fuqishëm sepse bashkimi ishte i furishëm në një kohë rekorde armiqtë u bënë miq. Sinjalet e para të përçarjes apo thënë më butë të ndarjes përbrenda këtij Fronti u shprehën natën vonë kur deputetët e BDI-së partisë kryesore në këtë Front votuan për ndryshimet ligjore të propozuara nga VMRO për ri-rregullimin e ministrive. Që i bie se 8 deputetë të Frontit nuk u pajtuan me këto 10 deputetë tjerë të Frontit të njëjtë për të votuar. Mbetet të shihet ditëve në vijim nëse përçarja do të thellohet apo do të intervenohet për ta kuruar këtë mos pajtueshmëri përbrenda Frontit Evropian, shkruan Zhurnal.

Kryetarin e Kuvendit nuk e votuan por ligjet e VMRO-së pa menduar dy herë i votuan –

- Reklamim -

Gjatë votimit të Ligjit për riorganizimin e ministrive, ajo që ra në sy ishte mbështetja e disa deputetëve të Frontit Evropian, pasi këto të fundit nuk kishin votuar kryetarin e parlamentit të propozuar nga VMRO, madje që në fillim ishin larguar edhe nga salla.

Këtë vendim të Frontit e përshëndet koalicioni VLEN, të cilët thonë se përmes këtij veprimi, një pjesë e BDI-së tregoi se mund të jetë opozitë konstruktive.

“Ligji për përfaqësimin e drejtë të bashkësive etnike në organet e administratës shtetërore është pjesë e marrëveshjes së koalicionit ndërmjet VMRO-DPMNE-së dhe VLEN-it, e cila do të përmbajë mekanizma që do të zëvendësojnë balancuesin brenda afatit të arsyeshëm. Themelimi i komisionit parlamentar ad hok të kryesuar nga deputeti i opozitës është një hap i mirë në forcimin e kontrollit të pushtetit legjislativ mbi pushtetin ekzekutiv. VLEN shpreh kënaqësinë që thirrjet tona drejtuar disa deputetëve të BDI-së dhanë rezultate”, kanë deklaruar nga VLEN.

Paraprakisht dy koalicionet VMRO dhe Fronti Evropian, kishin bërë me dije për takimin e përbashkët që kishin mbajtur. Në arsyetimin e tyre për ta mbështetur ligjin, kanë thënë se ligji është hartuar me mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë të shtetit dhe se është pjesë e programit IPA të Bashkimit Evropian.

Kujtojmë që, asnjëri prej 18 deputetëve të Frontit Evropian lëre që nuk e patën guximin të votojnë kryetarin e Kuvendit shqiptar por dolën njëri pas tjetri në momentin që u votua për kryetar Kuvendi, Afrim Gashi, nga VLEN. Nga këtu kuptohet që deputetët e Frontit Evropian përkundër gjithë akuzave që kanë pasur për VMRO sërish janë në dispozicion të kësaj partie që të bëjnë çfardo shërbimi që u kërkohet por që kjo nuk vlen për partitë tjera shqiptare në koalicionin qeveritar.

Fronti Evropian e arsyeton mbështetjen ndaj VMRO-së në mesnatë si arritje e tyre për tu marrë vesh me këtë parti i harruan akuzat e fushatës –

Edhe pse nuk kishte një dakordancë përbrenda Frontit Evropian, ku vetëm një pjesë e tyre votuan propozim ndryshimet ligjore për rregullimin e ministrive, sërish nga ky Front dalin dhe e arsyetojnë këtë veprim si arritje e tyre dhe qetësisht konfirmojnë se akoma janë të bashkuar.

“Në kuadër të takimit u bisedua edhe për dialogun e ndërsjellë ndërmjet pushtetit dhe opozitës, me ç’rast u pranua kërkesa e koalicionit Fronti Evropian që brenda një kohe të shkurtër Kuvendi të formojë një komision ad hoc me Kryetar të propozuar nga opozita i cili do ta përcjellë përfaqësimin e drejtë të të gjitha bashkësive etnike në organet e administratës shtetërore dhe për punën e vet do ta informojë Kuvendin dy herë në vit”.

Ky kusht i Frontit Evropian është vetëm sa për sy e faqe, dhe nëse e kanë seriozisht se ky veprim vërtetë do të ndikojë në përmirësimin e gjendjes reale të punës në administratën shtetërore përse këtë komision nuk e kanë formuar sa e sa vite që kanë qenë në pushtet. Apo kanë prit momentin më mirë t’i ndihmojnë qytetarëve nga opozita.

Megjithatë, 4 deputetët e Aleancës për Shqiptarët të Ziadin Selës u distancuan nga vendimi i Frontit për ta votuar Ligjin e propozuar nga VMRO-DPMNE. Megjithatë theksuan se ASH-ja mbetet pjesë e Frontit Evropian. Përveç ASH-së edhe partitë tjera janë distancuar nga votimi i këtij ligji, pra vetëm deputetët e BDI-së kanë qenë të mendimit se akuzat e para dy muajve për VMRO-në që është parti ruse duhet të harrohen e duhet të mbështetet kjo parti. /Zhurnal.mk

TOP Lajmet

Taravari: S’na lanë të sjellim ligjin për përfaqësim të drejtë, s’kemi çka kërkojmë në Qeveri
Lajme
VLEN: Bashkëpunimi rajonal është në përputhje me standardet evropiane
Lajme
Kryetari i Komunës së Tetovës, Kasami për vizitë zyrtare në Komunën e Hornit të Austrisë
Lajme
Mbahet mbledhja inaugurues e Grupit Parlamentar Ndërpartiak për Ndjekjen e Progresit të Strategjisë Nacionale të Zhvillimit
Lajme
Presidenti Erdoğan në Tiranë: Nga Shqipëria do ta ngremë zërin për paqe për gjithë botën
Bota dhe Rajoni
Rama i ulet në gjunjë Melonit
Bota dhe Rajoni
3shi.net 10 Qershor, 2024 June 10, 2024
Artikulli i mëparshëm Shi dhe kaos në Montreal, në fund Verstapen fiton të 60-ën në karrierë
Artikulli tjetër Rreth 800 milionë euro kanë harxhuar qytetarët vitin e kaluar në kazinotë dhe bastoret në Maqedoni

Na ndiqni

Ndiqni 3SHI.NET në rrjetet sociale
Facebook Pëlqeje
Twitter Ndiqe
Instagram Ndiqe
Youtube Abonohu
newsletter featurednewsletter featured

Buletini javor

Abonohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!

    Lajme popullore
    Lajme

    Raporti i autopsisë: Të gjitha viktimat e zjarrit në Koçan vdiqën nga asfiksioni

    3shi.net March 21, 2025
    VV sërish akuzon LDK-në për manipulim të votave nga diaspora, kërkojnë hetim të plotë
    Ganiu: Në Çair po mbjellim shpresë për një të ardhme më të pastër dhe të gjelbër
    Filloi procedura për kandidim për kryetar të LSDM-së, në garë janë katër kandidatë
    Mickoski në Samitin Europian në Salzburg: E ardhmja e Maqedonisë është në BE
    - Reklamim -
    Ad imageAd image

    Ju gjithashtu mund të pëlqeni

    Lajme

    Taravari: S’na lanë të sjellim ligjin për përfaqësim të drejtë, s’kemi çka kërkojmë në Qeveri

    May 16, 2025
    Lajme

    Sela kundër Ahmetit dhe Taravarit: Nuk pranoj nënçmim dhe përulje

    May 16, 2025
    Lajme

    VLEN: Bashkëpunimi rajonal është në përputhje me standardet evropiane

    May 16, 2025
    Lajme

    Hoxha kundër Taravarit dhe BDI-së: Kam qenë dhe jam USHTAR i VLEN-it

    May 16, 2025
    Lajme

    Kryetari i Komunës së Tetovës, Kasami për vizitë zyrtare në Komunën e Hornit të Austrisë

    May 16, 2025
    Lajme

    Mbahet mbledhja inaugurues e Grupit Parlamentar Ndërpartiak për Ndjekjen e Progresit të Strategjisë Nacionale të Zhvillimit

    May 16, 2025

    Kategoritë

    • Bota dhe Rajoni
    • Arsim
    • Ekonomi
    • Intervista
    • Kuriozitet
    • Kultur
    • Politikë
    • Shëndeti
    • Sport
    • Teknologji

    3SHI.NET

    Ne ndikojmë mbi 10 milionë vizitorë dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të biznesit dhe teknologjisë në Maqedoni,Kosovë dhe Shqipëri.
    Lidhje e shpejtë
    • Ballina
    • Faqeshënuesi imE Re
    • Identifikohu
    • Regjistrohu
    • Na Kontaktoni
    Kategoritë kryesore
    • Bota dhe Rajoni
    • Sport
    • Argëtim
    • Ekonomi
    • Arsim

    Abonohu në 3SHI.NET

      © 3SHI.NET. All Rights Reserved.
      adbanner
      AdBlock u zbulua
      Faqja jonë është një faqe e mbështetur nga reklamat. Ju lutemi në listën e bardhë për të mbështetur faqen tonë.
      Në rregull, do të vendos në listën e bardhë
      Mirëse u ktheve!

      Hyni në llogarinë tuaj

      Keni humbur fjalëkalimin tuaj?