Panairi i Librit Shqip po zgjon interesim të madh tek qytetarët, ndërsa promovimi i këtij eventi kulturor tashmë është i pranishëm edhe në autobusët publikë të kryeqytetit.
Siç shihet edhe nga reklamat e vendosura në transportin urban, qytetarët ftohen të marrin pjesë në panairin që po mbahet nga 4 deri më 7 qershor në Sheshin Skënderbeu në Shkup.
Ky aktivitet i rëndësishëm kulturor ka mbledhur rreth 50 shtëpi botuese nga vendi, rajoni dhe më gjerë, si dhe dhjetëra autorë e krijues të njohur, duke e shndërruar Sheshin Skënderbeu në qendrën kryesore të librit shqip gjatë këtyre ditëve.

