Duke përdorur 3SHI.NET, ju pranoni Politikën e privatësisë dhe Kushtet e përdorimit.
Pranoje
3SHI.NET3SHI.NET3SHI.NET
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
3SHI.NET3SHI.NET
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
Кërko
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
Na ndiqni
LajmeSport

Osmani: Sportistët hapën dyer për Kosovën që nuk i hapi askush nga politika

Përditësimi i fundit: 2024/07/27 at 9:38 PM
Publikuar July 27, 2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Në një intervistë ekskluzive me gazetarin Arben Berisha, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka shprehur mbështetjen dhe krenarinë e saj për sportistët kosovarë që po përfaqësojnë vendin në Lojërat Olimpike “Paris 2024”.

Presidentja vuri në pah sakrificën dhe përkushtimin e jashtëzakonshëm të sportistëve dhe trajnerëve të tyre, të cilët kanë punuar me vendosmëri për të arritur këtë nivel të lartë të konkurrencës.

- Reklamim -

“Vazhdimisht është një atmosferë e fitores, me të drejtë, për shkak se sportistët tanë kanë punuar jashtëzakonisht shumë. E gjithë përgatitja e tyre ka kërkuar një sakrificë të madhe, të cilën e dëshmon secili prej tyre dhe trajnerët e tyre. Tani natyrisht duhet edhe pak fat dhe jam e bindur se ata do ta përfaqësojnë Kosovën me nder, do ta ngrisin flamurin e shtetit tonë sa më lart dhe do të tregojnë edhe njëherë shpirtin luftarak dhe qendrestar të popullit tonë”, tha presidentja për RTK-në.

Ajo foli edhe për boksieren Donjeta Sadiku, e cila sonte fillon ciklin e garave për Kosovën në boks.“Donjeta ka fituar një numër të madh të medaljeve në kategori të ndryshme, por edhe tani në garat olimpike është një shans i jashtëzakonshëm që ta tregojë veten dhe jam e bindur që do të dalë shkëlqyeshëm”, shtoi Osmani.

Duke folur për rolin e saj si mbështetëse e sportistëve dhe për faktin që në Olimpiadën e kaluar në Tokio kur ishte e pranishme sportistët kosovarë fituan dy medalje olimpike, presidentja tha: “Nuk mendoj se unë ju sjelli fat, ju sjell fat puna e tyre, por përkrahja në asnjë moment nuk ju mungon. Jemi këtu që t’u japim motiv e përkrahje sportistëve tanë sepse vërtet e meritojnë”, tha tutje e para e shtetit.

Presidentja gjithashtu vlerësoi kontributin e sportistëve në promovimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare. “Sportistët kanë hapur dyer për Kosovën që nuk ka arritur t’i hapë askush nga politika dhe përmes kësaj kanë dhënë mesazhin më të mirë për rininë e Kosovës, për shtetin e Kosovës, për qëndrueshmërinë e shtetit tonë dhe për këtë arsye e meritojnë çdo lëvdatë dhe çdo përkrahje nga çdo qytetar i Kosovës”, nënvizoi Osmani.

Presidentja shprehu nderin e saj për të qenë së bashku me përfaqësuesit e tjerë nga Kosova për të ofruar mbështetje të vazhdueshme për sportistët. Ajo nënvizoi se rezultatet e arritura janë fryt i punës, sakrificës dhe përkushtimit të tyre dhe trajnerëve të tyre.

E para e shtetit ka folur edhe për takimet që ka pasur me presidentin francez, Emmanuel Macron dhe presidentin e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Tomas Bach, por edhe liderë tjerë.

“Ka pasur një numër të madh të aktiviteteve zyrtare. Kemi filluar me Samitin Ndërkombëtar për Sportin dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm, ku isha e ftuar nga presidenti Macron dhe aty kishte edhe liderë të shumtë shtetëror, pastaj vazhduam vazhduam me darkën e shtruar nga presidenti i KON-it, ku sërish kishim diskutime me një numër të madh të liderëve. Nga diskutimet me presidentin e Francës e deri ato me mbretër, president, kryeminsitra, përfshirë Zonjën e Parë të SHBA-së, kishim një fokus edhe tek zhvillimet e fundit në Kosovë. Disktuam në shumë raste në detaje lidhur me hapat që Kosova po synon t’i ndërmarrë për zhvillim të mëtejm, për sundim të ligjit, për fuqizim të aleancave ndërkombëtare, por në të njëjtën kohë pashmangshëm në secilin diskutim ishte edhe suksesi i sportistëve tanë dhe në veçanti xhudo”, shtoi Osmani.

Ajo tutje ka treguar se presidenti francez specifikisht ka folur për xhudon dhe në shaka theksoi se i ka thënë presidentit francez se ’mund të synoni medalje tjera, por në xhudo harrojeni’.

“Nuk ka liderë botëror që nuk kanë dëgjuar mbrëmë për sukseset e Kosovës dhe të mos harrojmë se për kokë banori Kosova është prej shteteve me numrin më të madh të medaljeve olimpike. E mos harrojmë se shumë prej këtyre përgatitjeve janë bërë edhe në rrethana të jashtëzakonshme, në rrethana jo të mira. Por, çdo ditë e më shumë është duke u rritur përkrahja për sportin në Kosovë, edhe pse duhet të bëhet shumë më shumë. Këtu, por e vërejmë edhe punën e jashtëzakonshme që ka bërë KOK-u, për çka dua t’i përgëzoj, së bashku me të gjitha federatat, por siç e thashë merita më e madhe u takon sportistëve dhe trajnerëve”, theksoi Osmani.

Sa i përket parakalimit të Kosovës në ceremoninë hapëse dhe emocioneve që pati kur po valvitej flamuri i Kosovës, presidentja theksoi: “Ishte një krenari pafund, vështirë të përshkruhet me fjalë dhe natyrisht edhe ne kemi bërë çmos në atë pjesën ku ishin të ulur liderët ta tregojmë këtë përkrahje sa më zëshëm, në mënyrë të entuziasmuar. Natyrisht është moment që nuk do të harrohet dhe jam e bindur se edhe në ditët në vijim sportistët tanë do ta bëjnë gjithë Kosovën krenare”, nënvizoi presidentja.

TOP Lajmet

AHMETI I DREJTOHET MICKOSKIT NGA HARAÇINA
Lajme
Taravari: VLEN nuk përfillet në Qeveri, ASH nuk është mësuar të jetë dekor
Lajme
15,004 maturantë janë regjistruar për testim në provimet shtetërore, interesim i madh për gjuhën angleze
Lajme
Taravari: S’na lanë të sjellim ligjin për përfaqësim të drejtë, s’kemi çka kërkojmë në Qeveri
Lajme
VLEN: Bashkëpunimi rajonal është në përputhje me standardet evropiane
Lajme
Kryetari i Komunës së Tetovës, Kasami për vizitë zyrtare në Komunën e Hornit të Austrisë
Lajme
ETIKETUAR: #VjosaOsmani
3shi.net 27 Korrik, 2024 July 27, 2024
Artikulli i mëparshëm Shqipëria nis Lojërat Olimpike me Manjola Koninin, qitësja shqiptare nuk ia del të kualifikohet
Artikulli tjetër Mexhiti: “K8” ka qenë, mbetet dhe do të jetë në prioritetet e VLEN-it dhe qeverisë së tanishme

Na ndiqni

Ndiqni 3SHI.NET në rrjetet sociale
Facebook Pëlqeje
Twitter Ndiqe
Instagram Ndiqe
Youtube Abonohu
newsletter featurednewsletter featured

Buletini javor

Abonohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!

    Lajme popullore
    Sport

    10 aksionet më të bukura të mbrëmjes në NBA (VIDEO)

    3shi.net January 21, 2024
    “UÇK-Simbolet”, Janevska zbut qëndrimin: Vlerësoj se këtë temë duhet ta mbyllim
    Mexhiti: Nuk e di ku është Artan Grubi, duke u arratisur vërtetoi se është fajtor
    Joseph: Nëse Kurti ose Osmani e bëjnë Asociacionin, mund të nominohen për çmim Nobel
    Studiuesi shqiptar nga Shkupi, ndër më të cituarit në botë
    - Reklamim -
    Ad imageAd image

    Ju gjithashtu mund të pëlqeni

    Lajme

    AHMETI I DREJTOHET MICKOSKIT NGA HARAÇINA

    May 17, 2025
    Lajme

    Taravari: VLEN nuk përfillet në Qeveri, ASH nuk është mësuar të jetë dekor

    May 17, 2025
    Lajme

    15,004 maturantë janë regjistruar për testim në provimet shtetërore, interesim i madh për gjuhën angleze

    May 17, 2025
    Lajme

    Taravari: S’na lanë të sjellim ligjin për përfaqësim të drejtë, s’kemi çka kërkojmë në Qeveri

    May 16, 2025
    Lajme

    Sela kundër Ahmetit dhe Taravarit: Nuk pranoj nënçmim dhe përulje

    May 16, 2025
    Lajme

    VLEN: Bashkëpunimi rajonal është në përputhje me standardet evropiane

    May 16, 2025

    Kategoritë

    • Bota dhe Rajoni
    • Arsim
    • Ekonomi
    • Intervista
    • Kuriozitet
    • Kultur
    • Politikë
    • Shëndeti
    • Sport
    • Teknologji

    3SHI.NET

    Ne ndikojmë mbi 10 milionë vizitorë dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të biznesit dhe teknologjisë në Maqedoni,Kosovë dhe Shqipëri.
    Lidhje e shpejtë
    • Ballina
    • Faqeshënuesi imE Re
    • Identifikohu
    • Regjistrohu
    • Na Kontaktoni
    Kategoritë kryesore
    • Bota dhe Rajoni
    • Sport
    • Argëtim
    • Ekonomi
    • Arsim

    Abonohu në 3SHI.NET

      © 3SHI.NET. All Rights Reserved.
      adbanner
      AdBlock u zbulua
      Faqja jonë është një faqe e mbështetur nga reklamat. Ju lutemi në listën e bardhë për të mbështetur faqen tonë.
      Në rregull, do të vendos në listën e bardhë
      Mirëse u ktheve!

      Hyni në llogarinë tuaj

      Keni humbur fjalëkalimin tuaj?