Shkup, 6 gusht – Zgjedhjet e 8 majit pasuan me një strukturë të re qeveritare, ashtu siç shprehën vullnet qytetarët e këtij vendi sipas votës së tyre të lirë. Qeveria përbëhet nga VMRO, VLEN dhe ZNAM, tri parti politike prej të cilëve dy janë maqedonase dhe koalicioni VLEN është i përbërë nga parti politike shqiptare. Kjo qeveri qysh në ditët e para të punës madje akoma pa filluar u akuzua se është ani-amerikane, anti-evropian dhe anti-shqiptare. Që të tri tezat u rrënuan brenda dy muajve, pasi vizita e parë e kryeministrit të vendit, Hristijan Mickovski ishte në Uashington, vizita e parë e ministrit të Jashtëm, Timço Mucunski, ishte në Bruksel, dhe mysafiri i parë që u prit nga kjo qeveri është lideri i shqiptarëve në rajon, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Këto vizita tregojnë pasqyrën reale të orientimit të vendit dhe hedhin poshtë gjithë ato akuza të pabaza, shkruan Zhurnal.

