Duke përdorur 3SHI.NET, ju pranoni Politikën e privatësisë dhe Kushtet e përdorimit.
Pranoje
3SHI.NET3SHI.NET3SHI.NET
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
3SHI.NET3SHI.NET
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
Кërko
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
Na ndiqni
Arsim

Nxënësit “festojnë” problemet e sistemit arsimor

Përditësimi i fundit: 2024/01/24 at 5:53 PM
Publikuar January 24, 2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Fatkeqësisht në këtë ditë duhet të kujtojmë se nxënësit e vendit tanë u gjendën sërish në grupin e vendeve që tregojnë rezultatet më të këqija në lexim, matematikë dhe shkenca natyrore sipas testit të fundit PISA të vitit 2022. Ndërsa Ministria e Arsimit ia atribuoi suksesin e dobët pasojave negative të pandemisë Kovid në cilësinë e arsimit në shkallë globale

Anëmsha SHABANI

- Reklamim -

Shkup, 24 janar – Në Ditën Ndërkombëtare të Arsimit studentët festojnë edhe një herë sfidat dhe problemet e kamotshme me të cilat ballafaqohet sistemi arsimor, duke filluar që nga sallat e pandërtuara të fakulteteve, deri te tavolinat shkollore të testit PISA. Fatkeqësisht në këtë ditë duhet të kujtojmë se nxënësit e vendit tanë u gjendën sërish në grupin e vendeve që tregojnë rezultatet më të këqija në lexim, matematikë dhe shkenca natyrore sipas testit të fundit PISA të vitit 2022. Ndërsa Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) ia atribuoi suksesin e dobët pasojave negative të pandemisë Kovid në cilësinë e arsimit në shkallë globale. Ndërkaq, përfaqësuesja e organizatës UNICEF në vend, Patricia Dixhovani, u bëri thirrje të gjithë liderëve të partive politike që të zotohen se reformat strukturore në arsim do të jenë prioritet kombëtar ndërpartiak.

“Rezultatet tregojnë se tre të katërtat apo 74 për qind e nxënësve 15-vjeçarë në vend kanë rezultate të dobëta në lexim, ndërsa dy nga tre nxënës tregojnë rezultate të ulëta në matematikë (64 për qind) dhe shkenca natyrore (65 për qind). Vendi ka vite që po përballet me një krizë mësimi”, tha Dixhovani.
Një nga sfidat më të vështira që u përball arsimi sivjet ishte mungesa e teksteve shkollore, ku nxënësit e klasave të treta dhe të gjashta e nisën këtë vit shkollor pa një tekst të vetëm. Komisioni për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Diskriminimi vendosi të ngrejë padi për mbrojtje nga diskriminimi në interes të publikut ndaj MASH-it. Megjithatë edhe gjysmëvjetori i dytë vijoi po njëjtë pa libra dhe tekste shkollore.

Duket se çdo vit po përsëriten sfidat e njëjta në arsim, ashtu si vitin e kaluar edhe sivjet kushtet e mjerueshme në konviktet e studentëve vijojnë njëjtë. Rinovimet dhe ankesat drejtuar MASH-it, i lanë në rrugë studentët në fillimin e vitit shkollor. Mbi 800 ankesa u bënë vetëm në shtator Konvikti studentor shtetëror – Shkup (KSSH) lidhur me vendosjen në konvikte. Rreth 200 nga ankesat për transferim nga një konvikt në tjetrin, përkatësisht për transferim në konviktin e studentëve “Goce Dellçev”, 200 të tjera nga konvikti “Pellagonia” për lirim nga pagesa e qirasë dhe ushqimit në konvikt dhe të tjerat janë nga konvikti “Stiv Naumov”.

Nga ana tjetër nuk ka aktivitete të reja ndërtimore në parcelën pranë Kampusit Social të UKIM ku do të ngriheshin objektet e Fakultetit të Shkencave të Informacionit dhe Inxhinierisë Kompjuterike (FINKI) dhe Fakultetit të Edukimit Fizik, Sportit dhe Shëndetit. Në muajin shkurt, MASH-i njoftoi se ndërtimi i objekteve do të vazhdojë gjatë gjithë vitit dhe për këtë janë siguruar mjete nga buxheti për vitin 2023. Mirëpo, edhe pas 11 vitesh nga themelimi, FINKI, i cili ka interesin më të madh te studentët, nuk ka objektin e tij.

Studentët nga universitetet private të Shkupit kanë të drejtë ligjore për transport publik falas, por përkundër kësaj, ata kanë vite që paguajnë për të shkuar nga shtëpia në fakultet. Pas tyre vitin e kaluar qëndroi Komisioni për Parandalimin dhe Mbrojtje nga Diskriminimi, e cila konstatoi se Qyteti i Shkupit i diskriminon duke ua mohuar të drejtën e “lirisë” nga NQP-ja, pas së cilës njoftoi se do të ngrejë padi për mbrojtje nga diskriminimi në interes publik. Mirëpo, komisioni në fillim të tetorit të vitit të kaluar njoftoi se nuk kanë financa për të ngritur padi, pas së cilës çështja e transportit të studentëve nga fakultetet private mbeti e hapur dhe pa kandidatë për zgjidhjen e saj. Ndryshe, ky vit akademik është i teti me radhë që Qyteti i Shkupit i transferon mjetet NQP-së për transport falas të studentëve të rregullt nga fakultetet shtetërore. (koha.mk)

TOP Lajmet

Zëvendësministrja e Sportit merr pjesë në Turneun e Dhjetë Memorial të Shahut në nder të Fadil Nimanit – Komandant Tigrit
Lajme
SELA: KTHEHUNI NË SHPI
Lajme
Mickoski thumbon Taravarin: Do të vijë dita kur do të takohemi sërish, kur të përpiqet të hyjë përsëri në koalicion me ne
Lajme Politikë
Sali-Taravarit: As votuesi, as anëtarësia nuk të besojnë më në teatrin tënd, je me Aliun dhe BDI-në!
Lajme Politikë
Ngërçi në Kuvend, partitë s’lëvizin nga pozicionet-opsion shihet ndërhyrja e ndërkombëtarëve
Bota dhe Rajoni
Halil Snopçe: Problemi i VLEN-it nuk është BDI-ja, por Aleanca për Shqiptarët
Lajme
ETIKETUAR: Nxenesit, sisitemi arsimor
3shi.net 24 Janar, 2024 January 24, 2024
Artikulli i mëparshëm Abazi: Kërkojmë nga Qeveria ta subvencionojë Postën e Maqedonisë së Veriut
Artikulli tjetër LEN: Arsimi në RMV ndodhet në një kolaps të vërtetë

Na ndiqni

Ndiqni 3SHI.NET në rrjetet sociale
Facebook Pëlqeje
Twitter Ndiqe
Instagram Ndiqe
Youtube Abonohu
newsletter featurednewsletter featured

Buletini javor

Abonohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!

    Lajme popullore
    ArsimLajme

    Janevska ka plane për programe të reja

    3shi.net September 23, 2024
    Maqedonia e Veriut: Të rinjtë e shohin politikën si njollë e cila do t’i përlyente nëse do përfshiheshin (VIDEO)
    Shqiptari me prejardhje nga Maqedonia Bix Aliu pritet të jetë ambasador amerikan në Kosovë
    Avdyl Salihu arrin shifrën jubilare si “Matchmaker” i boksit botëror
    Zyrtarisht hapet çerdhja për fëmijë në Haraçinë, prezent edhe kreu i BDI-së, Ali Ahmeti
    - Reklamim -
    Ad imageAd image

    Ju gjithashtu mund të pëlqeni

    Arsim

    MASH do t’i mbulojë shpenzimet për pjesëmarrjen e nxënësve në olimpiadat shkencore ndërkombëtare

    May 16, 2025
    Arsim

    Studentët në Danimarkë paguhen për të studiuar

    May 13, 2025
    Arsim

    Shkolla fillore “Liria” feston 80-vjetorin mes emocioneve dhe krenarisë

    May 9, 2025
    ArsimLajme

    Hapet Panairi i Librit në Shkup! Deri më 14 maj mund ta vizitoni prej orës 10:00 deri në ora 20:00

    May 8, 2025
    ArsimLajme

    Javën e ardhshme do të mbahet Panairi i Librit në Shkup

    May 1, 2025
    ArsimLajme

    BDI: Avancimet njëetnike në Arsim dëshmojnë përjashtimin sistematik të shqiptarëve

    April 20, 2025

    Kategoritë

    • Bota dhe Rajoni
    • Arsim
    • Ekonomi
    • Intervista
    • Kuriozitet
    • Kultur
    • Politikë
    • Shëndeti
    • Sport
    • Teknologji

    3SHI.NET

    Ne ndikojmë mbi 10 milionë vizitorë dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të biznesit dhe teknologjisë në Maqedoni,Kosovë dhe Shqipëri.
    Lidhje e shpejtë
    • Ballina
    • Faqeshënuesi imE Re
    • Identifikohu
    • Regjistrohu
    • Na Kontaktoni
    Kategoritë kryesore
    • Bota dhe Rajoni
    • Sport
    • Argëtim
    • Ekonomi
    • Arsim

    Abonohu në 3SHI.NET

      © 3SHI.NET. All Rights Reserved.
      adbanner
      AdBlock u zbulua
      Faqja jonë është një faqe e mbështetur nga reklamat. Ju lutemi në listën e bardhë për të mbështetur faqen tonë.
      Në rregull, do të vendos në listën e bardhë
      Mirëse u ktheve!

      Hyni në llogarinë tuaj

      Keni humbur fjalëkalimin tuaj?