Numri i palestinezëve të vrarë nga Izraeli në Gaza tejkalon 26.600

1 Min. Leximi

Numri i palestinezëve të vrarë nga ofensiva vdekjeprurëse izraelite në Rripin e Gazës që nga 7 tetori është rritur në 26.637, shkruan TRT Albanian

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë me bazë në Gaza, Ashraf al-Qudra, në një konferencë për media njoftoi se të paktën 65.387 persona të tjerë janë plagosur në sulm.

- Advertisement -

“Sulmet izraelite kanë vrarë 215 persona dhe kanë plagosur 300 të tjerë në 24 orët e fundit. Shumë njerëz janë ende të bllokuar nën rrënoja dhe në rrugë dhe shpëtimtarët nuk mund t’i arrijnë ata”, tha al-Qudra.

Izraeli ka goditur Rripin e Gazës që nga një sulm ndërkufitar nga grupi i rezistencës palestineze Hamas në tetor, për të cilën Tel Avivi thotë se vrau afër 1.200 njerëz.

Sipas OKB-së, rreth 85 për qind e banorëve të Gazës janë zhvendosur brenda vendit nga sulmi izraelit, ndërsa të gjithë ndodhen në një pasiguri ushqimore. Qindra mijëra njerëz jetojnë pa strehë dhe më pak se gjysma e kamionëve me ndihma po hyjnë në territor sesa para fillimit të konfliktit.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull