Duke përdorur 3SHI.NET, ju pranoni Politikën e privatësisë dhe Kushtet e përdorimit.
Pranoje
3SHI.NET3SHI.NET3SHI.NET
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
3SHI.NET3SHI.NET
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
Кërko
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
Na ndiqni
Politikë

Nismë në Kushtetuese për dokumentet personale, Mickoski: S’ka kohë dhe as ekzemplarë

Përditësimi i fundit: 2024/01/13 at 4:46 PM
Publikuar January 13, 2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Shkup, 13 janar – Të hënën në Gjykatën Kushtetuese do të dorëzohet iniciativa e parë për të shfuqizuar ligjin për ndryshim të dokumenteve personale, me emrin e ri të shtetit. Këtë do ta bëjë VMRO-DPMNE-je e cila vlerëson se procesi për ndryshim të dokumenteve me këtë ritëm, do të marrë kohë me vite. Kreu i kësaj partie Hristijan Mickoski thotë se për momentin nuk ka terminë dhe MPB-ja nuk ka ekzemplarë të nevojshëm për të mbuluar nevojat deri në afatin e paraparë në shkurt.

“Janë dhënë rreth 1 milion e 200 mijë pasaporta deri në këtë moment dhe mbeten rreth edhe 1 milion e 300 mijë sepse gjithsej janë rreth 2 milion e 500 mijë që duhet të ndryshohen. Nga ato që kanë mbetur, vetëm për t’u fotografuar duhet të paktën 1 vit, duke pasur parasysh se brenda një ditë ka 4 mijë kërkesa. Kështu që kjo është e pamundur të arrihet në shkurt. Për më tepër informacionet thonë se kemi rreth 30 mijë ekzemplarë për pasaporta në MPB dhe 10 mijë në dygjuhësi. Kjo d.m.th. se mjafton të mbulohen vetëm ata për të cilat është bërë kërkesë deri tani”, tha Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.

- Reklamim -

Mickoski thotë se nëse Gjykata Kushtetuese ka vullnet për ta zgjidhur problemin, mund të caktojë seancë menjëherë dhe ta shfuqizojë ligjin.

Pushteti nga ana tjetër, prej ditësh ka hedhur idenë e shtyrjes të afatit për ndryshim të dokumenteve personale. Presidenti Pendarovski propozoi vazhdimin e afatit të vlefshmërisë dhe zëvendësimit të dokumenteve personale dhe dokumenteve të udhëtimit kurse qeveria tha se do ta shqyrtonte propozimin. Për më tepër, Kryeministri Dimitar Kovaçevski tha se Presidenti mund të flasë për këtë gjë, me homologen e tij, Presidenten e Greqisë.
Alsat drejtoi pyetje në Kabinetin e Presidentit Stevo Pendarovski, nëse dhe kur do të bisedojë me Presidenten e Greqisë. Nga Kabineti thonë se iniciativa duhet të jetë e Qeverisë, kurse Presidenti mund të japë ndihmën e tij. Deri në këtë moment, thonë ata, nuk ka zhvillim tjetër në këtë drejtim.

“Marrëveshja e Prespës është nënshkruar nga ministrat e Punëve të Jashtme, në emër të qeverive të dy vendeve, dhe shkëmbimi i informacionit në këtë kontekst duhet të bëhet në këto korniza. Duke qenë se Marrëveshja e Prespës është gjithashtu e rëndësishme në kuadrin e negociatave tona me Bashkimin Evropian, informimi në Bruksel duhet të bëhet edhe përmes Sekretariatit për Çështje Evropiane. Në kuadër të përpjekjeve të përgjithshme të shtetit, presidenti Pendarovski është i gatshëm të japë kontributin e tij përmes komunikimit me Presidentin e Republikës së Greqisë”, thonë nga Kabineti i Presidentit, Stevo Pendarovski.

Pritjet e gjata dhe ndonjëherë me ditë të tëra, nëpër sportelet e MPB-së, sipas prononcimit të mëhershëm të Presidentit janë nënçmim i turpshëm për qytetarët. Vendi mori detyrim për ndryshim të dokumenteve personale dhe dokumenteve të udhëtim me emrin e ri të shtetit nga Marrëveshje e Prespës e vitit 2018. Afati i fundit për ndryshimin e tyre është 12 shkurti i këtij viti. Megjithatë institucionet kanë thënë se nuk do të ketë dënim për ata që nuk i ndryshojnë dokumentet brenda afatit.

TOP Lajmet

Vërshim shpalljesh për punësime në institucione, paralajmërimi i VLEN-it po bëhet realitet
Lajme
Trump: Njerëzit në Gaza po vdesin nga uria
Lajme
Bajram Rexhepi: Tetova ishte më mirë nën udhëheqjen e Teuta Arifit
Lajme
6 miliard euro nga Britania e Madhe/ Durmishi: Kjo është qeveria që VLEN!
Ekonomi Lajme
Mickoski: Partneriteti strategjik me Mbretërinë e Bashkuar do të na sjellë investime në infrastrukturë, shëndetësi dhe transport
Lajme
AHMETI I DREJTOHET MICKOSKIT NGA HARAÇINA
Lajme
ETIKETUAR: Gjykata Kushtetuese, Maqedonia e Veriut, Mickovski, Vmro
3shi.net 13 Janar, 2024 January 13, 2024
Artikulli i mëparshëm Spasovski: Fuqishëm do të luftoj për konceptin proeuropian
Artikulli tjetër Borxh i ri afër 190 milionë euro përmes dy fletëobligacioneve shtetërore

Na ndiqni

Ndiqni 3SHI.NET në rrjetet sociale
Facebook Pëlqeje
Twitter Ndiqe
Instagram Ndiqe
Youtube Abonohu
newsletter featurednewsletter featured

Buletini javor

Abonohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!

    Lajme popullore
    LajmePolitikë

    Izet Mexhiti: Diaspora në kohën e BDI-së na pyeste a hapet diçka tjetër përveç kazinove në vendbanimet shqiptare

    3shi.net October 1, 2024
    LSDM: Kryetari i komunës së Prilepit u pajis me një makinë zyrtare prej 65 mijë eurosh
    Lirohen çmimet e derivateve në Maqedoninë e Veriut
    Murtezani: “Koordinimi i përforcuar me donatorët për realizim më efikas të reformave”
    Arsimi dual gjithnjë e më tërheqës për ekonominë e vendit
    - Reklamim -
    Ad imageAd image

    Ju gjithashtu mund të pëlqeni

    LajmePolitikë

    Saliu pyet BDI-në: Ku ishit këto 22 vite për t’i zgjidhur të gjitha çështjet që VLEN po u jep epilog?

    May 16, 2025
    LajmePolitikë

    Saranda Imeri: Doktor, kokat e krimit i ke ne Kuvend ende!

    May 16, 2025
    LajmePolitikë

    Murtezani: Thellimi i bashkëpunimit ekonomik me Turqinë është me rëndësi kyçe

    May 16, 2025
    LajmePolitikë

    Mickoski nga Tirana: Brenda pak orësh publiku në RMV do të mësojë një lajm të mirë

    May 16, 2025
    LajmePolitikë

    Mexhiti: Qeveria ka shumicë stabile, edhe pa Taravarin kemi 13-14 deputetë

    May 16, 2025
    Politikë

    Nga mesnata shtrenjtohet dizeli, çmimi i benzinës nuk ndryshon

    May 15, 2025

    Kategoritë

    • Bota dhe Rajoni
    • Arsim
    • Ekonomi
    • Intervista
    • Kuriozitet
    • Kultur
    • Politikë
    • Shëndeti
    • Sport
    • Teknologji

    3SHI.NET

    Ne ndikojmë mbi 10 milionë vizitorë dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të biznesit dhe teknologjisë në Maqedoni,Kosovë dhe Shqipëri.
    Lidhje e shpejtë
    • Ballina
    • Faqeshënuesi imE Re
    • Identifikohu
    • Regjistrohu
    • Na Kontaktoni
    Kategoritë kryesore
    • Bota dhe Rajoni
    • Sport
    • Argëtim
    • Ekonomi
    • Arsim

    Abonohu në 3SHI.NET

      © 3SHI.NET. All Rights Reserved.
      adbanner
      AdBlock u zbulua
      Faqja jonë është një faqe e mbështetur nga reklamat. Ju lutemi në listën e bardhë për të mbështetur faqen tonë.
      Në rregull, do të vendos në listën e bardhë
      Mirëse u ktheve!

      Hyni në llogarinë tuaj

      Keni humbur fjalëkalimin tuaj?