Nënshkruhet Memorandum Bashkëpunimi për Ndihmë ndaj Fëmijëve në Klinikën Pediatrike

1 Min. Leximi

Shkup – Klinika për Sëmundjet e Fëmijëve dhe Shoqata “Drita e Jetës” kanë nënshkruar një memorandum bashkëpunimi me qëllim ndihmën ndaj pacientëve të vegjël, veçanërisht familjeve në gjendje të vështirë ekonomike.

- Advertisement -


Drejtori i Klinikës, Dr. Rexhep Memedi, falënderoi kryetaren e shoqatës, znj. Pakiza Ahmed, dhe anëtarët e saj për këtë gjest human, duke e cilësuar si një shembull të përgjegjësisë dhe solidaritetit shoqëror. Ky bashkëpunim synon të sigurojë donacione dhe shërbime të dedikuara për mirëqenien e fëmijëve të shtruar në spital.

“Shpresojmë për një bashkëpunim të vazhdueshëm, që do të kontribuojë në kujdesin dhe mbështetjen e fëmijëve tanë,” u shpreh Dr. Memedi, duke vlerësuar angazhimin e shoqatës në këtë kauzë fisnike.

TOP Lajmet

ETIKETUAR: ,
Ndani këtë artikull