Në tre muajt e parë të 2024-ës, Shqipëria u vizitua nga 1.7 milionë turistë

1 Min. Leximi

Shifrat e vizitorëve të huaj në Shqipëri përgjatë tre muajve të parë të vitit 2024 kanë tejkaluar atë të 1.7 milion turistëve, duke vendosur një rekord në shifrat e industrisë së mikpritjes.

Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri Edi Rama përmes një postimi në Facebook, sipas së cilit 734 mijë vizitorë të huaj shijuan Shqipërinë gjatë muajit Mars.

- Advertisement -

Rama thotë se Shqipëria tashmë ka detyrimin që këtyre shifrave t’u përgjigjet me të njëjtin standard në mikpritje.

Për të arritur këtë, ai thekson se duhen bashkuar të gjitha forcat për të siguruar shërbime publike e private të nivelit më të mirë.
Edi Rama

9 hours ago

🔝 MBI 1,7 MILIONË TURISTË TË HUAJ na kanë vizituar gjatë tre muajve të parë të vitit 2024, duke vendosur një rekord të ri për industrinë tonë të re të mikpritjes✈️🇦🇱

🟢734 MIJË VIZITORË e shijuan Shqipërinë gjatë muajit mars, ose 91% MË SHUMË se marsi i vitit të shkuar, duke shenjuar në shifra një progres të madh, të cilit duhet t’i përgjigjemi me standarde gjithnjë e më të larta mikpritjeje, duke bashkuar forcat për shërbime publike e private të nivelit më të mirë❤️🦅

#Albani

See more

May be an image of 6 people, dirndl, Eltz Castle, street and text
May be an image of 2 people
May be an image of 12 people

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull