Njëri nga liderët e VLEN-it, Izet Mexhiti, ka reaguar në prag të protestës së paralajmëruar nga studentët shqiptarë për çështjen e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Mexhiti ka paralajmëruar zhvillime pozitive lidhur me këtë çështje.
“Provimi i jurisprudencës edhe në gjuhën shqipe! Së shpejti me lajme të mira…”, ka shkruar Mexhiti.
Postimi i tij vjen një ditë para protestës së studentëve, të cilët kërkojnë organizimin e provimit të jurisprudencës edhe në gjuhën shqipe, duke e konsideruar këtë si të drejtë themelore për studentët shqiptarë./ Zyrtare

