Shkup, 22 janar – Në Kuvend sot mbledhje do të mbajnë dy komisione – Komisioni për Mbrojtje dhe Siguri dhe Komisioni Ligjvënës – Juridik.
Para anëtarëve të të dyja komisioneve janë Propozimi i ligjit për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për Punët e Brendshme dhe Propozimi i ligjit për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për Polici, që të dyja në procedurë të shkurtër.
Me ndryshimet dhe plotësimet mundësohet ndryshim organizativ, gjegjësisht transformim i Sektorit për Punë të Brendshme Shkup në Departament për Punë të Brendshme dhe parashihet plotësim me pozitë të re të punës – shef i Departamentit për Punë të Brendshme – Shkup.

