Në Köln të Gjermanisë hapet panairi i lojërave digjitale “Gamescom 2024”

1 Min. Leximi

Në qytetin Köln të Gjermanisë është hapur panairi i lojërave digjitale “Gamescom 2024”, panairi më i madh në botë i fushës në fjalë, raporton Anadolu.

Panairi u hap në Qendrën e Panaireve të Kölnit, ndërsa marrin pjesë markat më të famshme të lojërave digjitale në botë.

- Advertisement -

Përveç vendeve të tjera, në panair përfaqësohet edhe Türkiye nga kompanitë lokale.

- Advertisement -

Pritet që 350 mijë njerëz të vizitojnë panairin “Gamescom 2024”, i cili tërheq çdo vit në Köln qindra mijëra adhurues të lojërave nga e gjithë bota.

Panairi i lojërave digjitale “Gamescom 2024”, ku marrin pjesë 1.400 pjesëmarrës nga 66 vende, do të jetë i hapur për vizitorët deri të dielën, më 25 gusht.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull