Ka ndërruar jetë Ismail Toçi “Malushi”, ish pjesëtar i Brigadës 113 dhe pjesëmarrës në Betejën e Haraçinës.
Më 23 qershor 2001, Malushi ishte plagosur rëndë gjatë luftimeve në Haraçinë.
Bashkëluftëtarët dhe miqtë e tij kanë shprehur dhimbjen për ndarjen nga jeta, duke u lutur që Zoti ta shpërblejë për sakrificën dhe kontributin e tij.
Lavdi jetës dhe veprës së Ismail Toçit “Malushi”!

