Mickoski: Nuk u takova me Gruevskin në Hungari! Por kam fakte që njerëz të BDI-së dhe LSDM-së janë takuar

1 Min. Leximi

Pasi ishte në vizitë zyrtare në Hungari, u aludua se kryeministri Hristijan Mickosi u takua me Nikolla Gruevskin, gjë që vet kryeministri e mohoi, shkruan Tv21. Mickoski tha se, po të ishte takuar, do të njoftonte për këtë gjë, por tha se, një numër i madh i funksionarëve të ish-koalicionit LSDM dhe BDI janë takuar me Gruevskin në Budapest dhe për këtë, tha se do ta dëshmojë edhe me fakte.

REKLAMIM I PAGUAR POLITIK

“Jo, nuk jam takuar, por nëse do të takohem, ose nëse do të isha takuar, do të jeni të informuar. Sepse unë udhëheq politikë në parimin e vërteta është më e saktë. Kështu që besoni që gjithmonë kur ndodh diçka, unë atë e them, nuk kam pse e fsheh, sepse nuk kam çfarë të fsheh. Ndërgjegjen e kam gjithmonë të pastër, por gjithashtu në emër të kësaj së vërtete, mund të konfirmoj, shumë shpejtë edhe me fakte, se një numër i madh i funksionarëve të ish koalicionit LSDM dhe BDI, janë takuar në Budapest me z.Nikolla Gruevskin”, tha Hristijan Mickoski.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull