Duke përdorur 3SHI.NET, ju pranoni Politikën e privatësisë dhe Kushtet e përdorimit.
Pranoje
3SHI.NET3SHI.NET3SHI.NET
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
3SHI.NET3SHI.NET
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
Кërko
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
Na ndiqni
Lajme

VLEN: Në Qeverinë e ardhshme ne jemi garanca për ndryshimet kushtetuese

Përditësimi i fundit: 2024/04/29 at 11:16 AM
Publikuar April 29, 2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Nga koalicioni opozitës shqiptare VLEN sot për mediat kanë deklaruar se ata janë garancë për Ndryshimet Kushtetuese në vend pas Qeverisjes së re.

Ja fjalimi i plotë i Afrim Gashit nga ky koalicion.

- Reklamim -

“Të nderuar qytetarë, të dashur mbështetës të Koalicionit Shqiptar VLEN, jam sot këtu për t’ju qetësuar se gjithçka po shkon sipas planit të shtabeve tona dhe se fitoren tashmë po e shohim në horizont.

Ne e dimë saktë se çfarë jemi duke bërë dhe çfarë duhet të bëjmë deri më 8 maj. Kështu, siç dëshmuam më 24 prill, se shqiptarët janë PËR koalicionin VLEN, kjo më 8 maj do të shndërrohet në një referendum që koalicionit VLEN do t’ia japë një fitore plebishitare shqiptare.

Duke qenë garuesit e vetëm në kampin politik shqiptar dhe, natyrisht, fitues të këtij blloku, ne jemi edhe përfaqësuesit e vetëm dhe legjitimë të shqiptarëve në këto zgjedhje. Rrjedhimisht, kjo na obligon që t’i përfaqësojmë shqiptarët edhe në qeverinë e ardhshme, ku – pos tjerash – do të drejtojmë institucione të rëndësishme të Punëve të Brendshme, që janë përgjegjëse për sanksionimin e krimit dhe korrupsionit, për ta luftuar kështu fuqishëm dhe drejtpërdrejt krimin dhe korrupsionin shumështresor dhe shumëvjeçar.

Kur jemi këtu, më duhet t’ju bëj thirrje të jeni të qetë se është vetëm propagandë ajo se dikush do t’i bllokojë ndryshimet kushtetuese dhe rrugën eurointegruese. Koalicioni Shqiptar VLEN është garancë në qeverinë e ardhshme se ndryshimet kushtetuese do të ndodhin dhe për këtë do të kemi kornizë të veçantë për masat dhe afatet e zbatimit të këtij detyrimi. Gjithsesi, insistimi ynë është që ato të ndodhim sa më shpejt dhe që bisedimet për aderim në BE të fillojnë një ditë e më parë.

Përveç kësaj, ne jemi konsistentë në qëndrimin tonë se duhet të hapet debat i gjerë që, gjatë ndryshimeve të ardhshme kushtetuese, të vendoset dispozita sipas së cilës presidenti i shtetit do të zgjidhet në kuvendin republikan, gjithsesi duke synuar konsensus sa më të gjerë politik, por edhe kohezion më të lartë etnik përmes shumicës së dyfishtë.

Thirrja ime e fundit është që të punoni me shumë zell, përkushtim e kujdes, që fitoren e 8 majit ta bëjmë sa më madhështore. Të bindur se ia VLEN” – thuhet në pressin për media nga VLEN. /tvklan.mk/

TOP Lajmet

Mexhiti: Protagonistët e serialit të quajtur ‘rrënimi i qeverisë, dështuan’
Lajme Politikë
Bekim Sali: VLEN ende është këtu, sepse ndryshimi i vërtetë nuk tradhtohet por mbrohet!
Lajme Politikë
Mickoski: Taravari po kthehet në përqafimin e Ali Ahmetit, i dëshiroj shumë fat!
Lajme Politikë
Basha voton me vajzën e tij të madhe: Sot keni një të drejtë të çmuar, besoni tek Shqipëria
Bota dhe Rajoni Lajme
“Të tregojmë se jemi europianë”, voton Spiropali, mesazhi për qytetarët: Të gjithë të votojnë sot me qytetari
Bota dhe Rajoni Lajme
Zgjedhjet në vendin tonë, Rama thirrje shqiptarëve: Sot është Dita e Shqipërisë, votoni
Bota dhe Rajoni
3shi.net 29 Prill, 2024 April 29, 2024
Artikulli i mëparshëm Mobilizohet diaspora edhe nga Danimarka për VLEN: Vendlindja na thërret, të shkojmë të votojmë më 8 maj
Artikulli tjetër Danella Arsovska ndërpret bashkëpunimin me Blerim Bexhetin e BDI-së? (Dokument)

Na ndiqni

Ndiqni 3SHI.NET në rrjetet sociale
Facebook Pëlqeje
Twitter Ndiqe
Instagram Ndiqe
Youtube Abonohu
newsletter featurednewsletter featured

Buletini javor

Abonohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!

    Lajme popullore
    Lajme

    Mexhiti për Gjeneralin Wesley Clark: Kënaqësi ta takojë njeriun të cilit i kemi borxh të madh

    3shi.net November 13, 2024
    Sot lansohet ‘Dritarja për Investime të Diasporës’
    Erdoğan takohet me presidentin e Kinës në Astana
    Ibrahimi: Vazhdojmë me përgjegjësi dhe dinjitet!
    Filipçe: Do të bisedojmë me të gjitha partitë dhe do t’i kemi parasysh mësimet nga koalicionet e mëhershme
    - Reklamim -
    Ad imageAd image

    Ju gjithashtu mund të pëlqeni

    LajmePolitikë

    Taravari promovon kandidaturën e Isen Shabanit në Vrapçisht

    May 11, 2025
    LajmePolitikë

    Ambasadori polak: Po punojmë për afrimin e qëndrimeve të Shkupit dhe Sofjes

    May 11, 2025
    Lajme

    Limani për Ahmetin: Hyzmeqar vazal, e shite gjakun e dëshmorëve

    May 11, 2025
    LajmePolitikë

    Mexhiti: Protagonistët e serialit të quajtur ‘rrënimi i qeverisë, dështuan’

    May 11, 2025
    Lajme

    Tërheqi zvarrë me veturë qenin në Kriva Pallankë, kallëzim penal kundër 23-vjeçarit

    May 11, 2025
    LajmePolitikë

    Bekim Sali: VLEN ende është këtu, sepse ndryshimi i vërtetë nuk tradhtohet por mbrohet!

    May 11, 2025

    Kategoritë

    • Bota dhe Rajoni
    • Arsim
    • Ekonomi
    • Intervista
    • Kuriozitet
    • Kultur
    • Politikë
    • Shëndeti
    • Sport
    • Teknologji

    3SHI.NET

    Ne ndikojmë mbi 10 milionë vizitorë dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të biznesit dhe teknologjisë në Maqedoni,Kosovë dhe Shqipëri.
    Lidhje e shpejtë
    • Ballina
    • Faqeshënuesi imE Re
    • Identifikohu
    • Regjistrohu
    • Na Kontaktoni
    Kategoritë kryesore
    • Bota dhe Rajoni
    • Sport
    • Argëtim
    • Ekonomi
    • Arsim

    Abonohu në 3SHI.NET

      © 3SHI.NET. All Rights Reserved.
      adbanner
      AdBlock u zbulua
      Faqja jonë është një faqe e mbështetur nga reklamat. Ju lutemi në listën e bardhë për të mbështetur faqen tonë.
      Në rregull, do të vendos në listën e bardhë
      Mirëse u ktheve!

      Hyni në llogarinë tuaj

      Keni humbur fjalëkalimin tuaj?