Mexhiti: Përfundoi një tjetër projekt infrastrukturor në lagjen Dizhon

1 Min. Leximi

Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, njoftoi se ka përfunduar një tjetër investim i rëndësishëm infrastrukturor në lagjen Dizhon, në kuadër të projekteve për modernizimin e infrastrukturës komunale dhe përmirësimin e kushteve të jetesës për qytetarët.

Në kuadër të projektit në rrugën “Faik Konica” është realizuar rindërtimi i tërësishëm i rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit fekal, si dhe është kryer asfaltimi i rrugës, duke kompletuar kështu një ndërhyrje të rëndësishme infrastrukturore për banorët e kësaj zone.

“Është përfunduar rindërtimi i tërësishëm i rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit fekal. Si dhe është bërë asfaltimi i rrugës. Çdo premtim po mbahet. Çdo projekt po realizohet!”, deklaroi Mexhiti.

Komuna e Çairit mbetet e përkushtuar në realizimin e projekteve zhvillimore në çdo lagje, me fokus në investimet që përmirësojnë infrastrukturën dhe rrisin cilësinë e jetesës së qytetarëve.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull